Brukseli e sheh “rozë” ekonominë shqiptare më 2017 dhe fillim 2018

Brukseli e sheh “rozë” ekonominë shqiptare më 2017 dhe fillim 2018

Foto ilustruese

Është kryesisht pozitiv raporti për Shqipërinë, hartuar dhe publikuar dje nga ana e Direktoratit Ekonomiko-Financiar të Komisionit Evropian lidhur me zhvillimet e fundit ekonomike. Raporti analizon të gjitha vendet candidate apo në process integrimi drejt Bashkimit Evropian dhe merr për bazë kryesisht shifrat e fundit të vitit të kaluar, por edhe disa statistika të tremujorit të parë 2018.

Sipas raportit, Prodhimi i Brendshëm Bruto real në Shqipëri është rritur 3.4 për qind në shkallë vjetore gjatë tremujorit të katërt të vitit 2017, në rënie krahasuar me shifrën 3.6 për qind që ishte shënuar një tremujor më parë. Ndërkohë, rritja vjetore arriti 3.8 për qind, që shënon rritje nga niveli 3.4, që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu edhe ritmin më të lartë të rritjes që nga viti 2008.

Shpenzimet familjare janë rritur në masën 3.1 për qind gjatë tremujorit të katër në nivel vjetor muajve, por kjo shifër është më e vogël se ajo e një tremujori më parë (3.6%). Ky është rezultat i shtimit të punësimit, ndërkohë që edhe pagat në administratë u rritën në nivele dyshifrore pranverën e vitit të kaluar.

Kurse shpenzimet e qeverisë u rritën mjaft gjatë gjysmës së parë të vitit 2017, por më pas u ulën sërish, thekson raporti.

brukseli fotodokument.jpg" style="height:193px; width:780px" />

Tregtia e jashtme
Gjatë tremujorit të fundit tregtia e jashtme shënoi performancë zhgënjyese, sipas KE. Eksporti i mallrave ra në masën 9 për qind në shkallë vjetore, duke rënë për dy tremujorë radhazi. Ndërkohë, edhe eksporti i shërbimeve ishte 1.8 për qind më i ulët, pas katër vjet rritjeje shumë të fuqishme.

Në të njejtën kohë, importi i mallrave shënoi një rritje dyshifrore (12.3%, nga 8.6% tremujorin e mëparshëm), duke pasqyruar vazhdimin e shpenzimeve më të mëdha nga ana e familjeve. Edhe importi i shërbimeve u rrit, por me një ritëm më të ulët (8.1%, nga 11.1% tremujorin e mëparshëm).

Punësimi
Situata në tregun e punës merr një notë pozitive. Sipas Brukselit, tregu i punës pasqyroi rritjen ekonomike. Kështu, punësimi u rrit në masën 3.4 për qind në shkallë vjetore në tremujorin e fundit për grupmoshat 15-64 vjeç. Ndërsa papunësia ra me 0.9%, në shifrën 13.6%, duke mbajtur trendin rënës për katër vjet dhe duke arritur nivelin më të ulët që nga tremujori i parë i vitit 2012. Megjithatë, papunësia mbetet shumë e lartë për moshat nga 15 deri në 29 vjeç, ku 24.6% e tyre janë në kërkim të punës.  

Bilancet
Raporti konstaton se deficiti i llogarisë korrente u pakësua për të tretin vit rresht në 2017-ën, në nivelin 6.9% të PBB-së (803 milionë euro), nga 7.6% në vitin 2016. Kjo erdhi si rezultat i një rritje të ndjeshme në shërbimet (transport, udhëtime, etj). Ndërkohë, prurjet valutore të shqiptarëve nga jashtë ishin të barabarta me 5.5 për qind të PBB-së.

Investimet e huaja direkte ishin sa 8.4 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë vitit të kaluar dhe kanë vazhduar të mbështetin dy projekte të mëdha në vend. Në fund të vitit 2017 borxhi i përgjithshëm i jashtëm ishte 7.928.000.000 euro, sa 67.9 për qind e PBB-së, me një rënie vjetore në masën 3.9%.

Bankat
Financimi i sektorit privat nga bankat u rrit në masën 3.2%, ndërkohë që familjarët u kredituan me 6.9 për qind më shumë fonde se një vit më parë. Niveli i kredisë së keqe u ul në 13.2%, nga 18.3% një vit më parë, niveli më i ulët ky i shtatë viteve të fundit. Megjithatë, në fillim të këtij viti sërish niveli filloi të rritet, duke kaluar në 13.7%.

Buxheti
Deficiti i përgjithshëm buxhetor gjatë vitit 2017 ishte i barabartë me 2% të PBB-së, në rritje nga 1.8% një vit më parë, por në linjë me nivelin e programuar në ligjin buxhetor. Të ardhurat ishin 2.8 për qind më pak se planifikimi, por arritën në 27.7% të PBB-së, në rritje me 0.1% ndaj PBB. Shpenzimet ishin gjithashtu 2.7 për qind më të ulta se parashikimi. Borxhi publik u ul në masën 2.2% gjatë vitit të kaluar, për të arritur në 70.1 për qind të PBB-së.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja