Brukseli kërkon bisedime të
menjëhershme Serbi-Kosovë

Brukseli kërkon bisedime të <br />menjëhershme Serbi-Kosovë
Brukseli kërkon nisjen e menjëhershme të bisedimeve Serbi-Kosovë. Kështu ka njoftuar sot Maja Kocijancic, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE, Catherine Ashton.

Në një intervistë për gazetën “Blic” të Beogradit, Kocijancic është shprehur se janë duke u zhvilluar konsultimet e Brukselit për vazhdimin e bisedimeve mes dy vendeve. “Po bëjmë çmos që dialogu të nisë sa më parë”. Kocijancic tha se kishte biseduar ditë më parë me kryeministrat e dy vendeve Dacic dhe Thaçi por ende nuk ka një datë për rifillimin e dialogut.

“Është e rëndësishme për të dyja palët që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani”, ka shtuar zëdhënësja e Ashton. I pyetur nga gazeta “Expres” kryeministri Thaçi shprehu gatishmërinë e palës kosovare për rifillimin e dialogut, por sipas tij Serbia duhet të tregojë vullnet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
(ns/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë