Bashkimi Evropian njoftoi sot se ka të drejtën të ndërmarrë sanksione kundrejt Moskës pas vendimit krejtësisht politik të autoriteteve ruse për të ndërprerë një vit importimet e shumicës së produkteve ushqimore nga Evropa dhe Amerika.
"Pas një vlerësimi të plotë nga Komisioni Evropian i masave të marra nga Federata Ruse, ne kemi të drejtën për marrjen e masave të duhura", theksoi Frederic Vincent, një zëdhënës i Komisionit.

Ai dënoi këtë vendim krejtësisht politik nga ana e autoriteteve ruse dhe kujton se "sanksionet evropiane kundrejt Rusisë ishin të lidhura drejt për drejtë me aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe destabilizimin e Ukrainës nga kjo e fundit".

"Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë i vendosur në uljen e tensioneve në Ukrainë", vazhdoi Vincent.
Në vitin 2013, eksportimet e produkteve bujqësore evropiane drejt Rusisë përfaqësojnë 11,8 miliardë euro ose 9,9 për qind të totalit të eksporteve të BE-së drejt kësaj të fundit.

Frutat, djathërat, mishi i derrit dhe perimet përbëjnë katër sektorët kryesorë bujqësor të eksportimit nga BE-ja drejt Rusisë për një total prej 3,7 miliardë euro në vitin 2013. Të ndjkur nga alkoolet (725 milionë euro) dhe verërat (595 milionë euro)./ATSH/