Brukseli nuk konfirmon marrëveshje
Kosovë-Serbi për telekomin

BRUKSEL - Brukseli nuk e konfirmon arritjen e marrëveshjes për telekom në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Maja Kocijancic, zëdhënësja e shefës për politikë të jashtme, Catherine Ashton, e cila ka ndërmjetësuar takimet e kryeministrave të Thaçi e Daçiç i ka thënë "Radios Evropa e Lirë" se ende nuk ka asgjë të re rreth kësaj teme.

“Ende nuk ka ndonjë lajm për pranimin e marrëveshjes. Ne shpresojmë që të dyja palët të arrijnë marrëveshjen sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë shkurtimisht Kocijancic.

Një ditë më parë, delegacioni kosovar për dialogun teknik, i kryesuar nga zv/kryeministrja Edita Tahiri, pati thënë se pala kosovare është pajtuar me versionin e fundit të marrëveshjes, ndërsa pala serbe ka kohë deri sot.

Marrëveshja është, që pala kosovare të marrë kodin ndërkombëtar +383, ndërsa për këtë të aplikojë një prej vendeve anëtare të BE-së.

Mediat kosovare sot kanë raportuar se marrëveshja është arritur, pasi edhe delegacioni serb është pajtuar për këtë gjë, por kjo zyrtarisht ende nuk është konfirmuar.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën