Brusketa me domate dhe djathë
Përbërësit:
- 1 bagetë
- 1 domate
- 2-3 thelpinj hudhra
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 50 gr djathë i bardhë
- Pak kripë dhe rigon
- Borzilok i freskët
Përgatitja:
Presim bukën në feta të holla dhe i vendosim në furrë për t’u thekur. Spërkatim nga njëra anë e bukës pak vaj ulliri. Presim domatet dhe djathin në formë kubike të vogla dhe i vendosim një nga një mbi fetat e bukës. Shtojmë sipër hudhrat, kripën, rigonin dhe gjethet e freskëta të borzilokut. Për një shije më kompakte të gjithë përbërësit i trazojmë në një tas dhe i hedhim me lugë mbi fetat e bukës.
Komento