Brunei, shteti i 90-të
që njeh Kosovën

Brunei, shteti i 90-të <br />që njeh Kosovën
KOSOVE-Arrin në 90 numri i shteteve që kanë njohur Kosovën si vend të pavarur.Konfirmimi më I fundit vjen nga shteti I Bruneit. Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Brunei Darussalam, Mohamed Bolkiah, përmes një letre dërguar ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës nga ky shtet.

Po sot, ministri Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ambasadorin e këtij shteti në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Neë York, Latif Tuha, i cili ka përcjell përshëndetjet të ministrit të jashtëm dhe i ka konfirmuar ministrit Hoxhaj njohjen e zyrtare nga Brunei Darussalam.

(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore