TIRANE - Në 4 vitet e fundit Banka e Shqipërisë ka shpenzuar 8.2 miliardë lekëë, ku vetëm për blerjen e Hotel “Dajtit” në vitin 2010 u shpenzuan 4.47 miliardë lekë. Pikërisht në vitin kur nisi vjedhja e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit, në Bankën e Shqipërisë, shpërthyen investimet.

Në këto 4 vite guvernatori dhe Këshilli Mbikqyrës janë treguar dorëlëshuar me shpenzimet për investime aktive fikse të trupëzuara dhe të patrupëzuara. Në zërin e aktiveve fikse të trupëzuara futen shpenzime për troje, ndërtesa, konstruksione të përgjithshme, pajisje, mjete transporti etj. 

Në zërin aktive fikse të patrupëzuara futen zëra si programe kompjuterike, kosto të shtypjes dhe prerjes së parasë të cilat kapitalizohen si aktive të qëndrueshme të patrupëzuara.
 
Në vitin 2010 shënohet vlera më e madhe e investimeve, me një shumë prej 4.47 mld lekësh si pasojë e blerjes së ndërtesës së hotel “Dajti” në muajin shtator në bazë të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës.

Po kështu, rritje të investimeve në aktive fikse në vite ka patur edhe më 2012 dhe 2013, ku për këtë të fundit shuma e investimeve arriti në 1.64 miliardë lekë.

Para katër viteve të fundit në 2007 kemi një rritje të investimeve në aktive jofikse me 650%, pasuar sërish me një rritje prej 1.753% në vitin 2008. Viti 2009 vazhdon të mbetet në trend rritës prej 42%.

Në vitin 2013 kjo rritje ishte 800% krahasuar me një vit më parë.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)