TIRANE - Dy muaj pas përfshirjes së Bankës së Shqipërisë në skandalin e vjedhjes së 713 lekëve nga magazinat e thesarit në Linzë, Prokuroria e Tiranës dhe Task-Forca, e cila po heton dosjen e Bankës ngre zyrtarisht akuzën e parë e cila rëndon mbi Ardian Bitrajn, ish-zyrtarin e bankës i cili ushtronte detyrën e përgjegjësit të arkës stok.
A1Report ka mundur të mësojë se Bitraj është marrë person i pandehur nën akuzën e veprës penale të vjedhjes së bankave dhe arkave të kursim, ku me kodin e ri penal në nenin 136 kjo vepër cilësohet si më poshtë:
E pikërisht kjo akuzë, e cila rrezikon ta burgosë Bitrajn deri në dy dekada, i është komunikuar këtij të fundit në ambientet e paraburgimit 313 “Jordan Misja” ku ai qëndron pas masës së sigurisë “arrest me burg”.
Burime nga grupi hetimor thanë për A1Report se gjatë komunikimit të akuzës Bitraj sërish ka mbajtur qëndrim pohues për vjedhjen e parave nga banka, por ka kundërshtuar klasifikimin e veprës penale pasi pretendimet e tij janë të dënohet sipas nenit 135 “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, çka do t’i jepte atij një dënim maksimal deri në 10 vite.
Për organin e Akuzës janë ende të hapura hetimet për skandalin e Bankës qendrore, teksa mësohet se në akuzën zyrtare Prokuroria ka lënë të hapur shifrën e vjedhjes së parave, pasi për hetuesit ajo është më e madhe nga 713 milion të deklaruara nga Banka dhe ende s’ka përfunduar inventarizimi i porositur nga akuza me ekspertë të pavaruar.
Pak kohë më parë ishte kreu i prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, i cili njoftoi publikisht se hetimet për skandalin e Bankës së Shqipërisë janë drejt fundit, teksa pritet që akuza e vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit, shtuar kësaj akzue dhe moskallëzimi i krimit, të rëndojnë dhe mbi kolegen e Bitrajt, Mimoza Bruzian dhe nipin e tij Klevis Bejtja.
Redaksia Online(
Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 4618
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45