/ATSH/- Vlera e depozitave bankare gjatë muajit nëntor 2014 u rrit me 0.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, ecuria e rritjes së kreditimit ka ecur paralelisht me rritjen e depozitave, që u rritën me rreth 400 milionë lekë. Banka Qendrore vëren se, ecuria e rritjes së depozitave është ngadalësuar ndjeshëm gjatë fillimvitit 2014 , ndërsa ka shfaqur shenjat e gjallërimit në fund të këtij viti.

Ekspertët vërejnë se, raporti mes huave dhe depozitave ngelet në nivele të ulëta, rreth 58.5%, çka tregon se sistemi bankar ngelet mjaft likuid dhe me rezerva të lira për të rritur kreditimin e ekonomisë.