BSH e fut vjedhjen e thesarit te
shpenzimet, e paguajnë shqiptarët

BSH e fut vjedhjen e thesarit te<br />shpenzimet, e paguajnë shqiptarët
TIRANE – Shifra prej 713 milionë lekësh e vjedhur nga thesari i shtetit në Bankën e Shqipërisë është përfshirë në zërin e shpenzimeve për tre vitet në vijim, çka do të thotë se institucioni më i lartë financiar në vend do të kontribuojë shumë më pak në buxhet duke ulur në mënyrë drastike fitimin që derdh në buxhetin e shtetit.
 
Por viti 2015 edhe pse do ta gjejë Bankën e Shqipërisë në godinën e re në qendër të Tiranës, sërish ky institucion nuk do të shpëtojë nga pagesat për ambiente me qera. Dhe kjo pasi godina e rikonstrukturar nuk mjafton për të gjithë stafin e Bankës Qendrore. Në këto kushte, ky institucion do të vijojë me shpenzime të larta edhe për vitin e ardhshëm. Për rrjedhojë ajo pjesë e fitimi që Banka e Shqipërisë do të derdhë në buxhetin e shtetit për vitin 2015 do të jetë shumë e ulët krahasuar me më parë kur ky institucion drejtohej nga guvernatori tashmë i shkarkuar nga parlmenti Ardian Fullani.
 
Përfaqësues të Bankës së Shqipërisë raportuan këtë të premte në Komisionin parlamentar të Ekonomisë në lidhje me projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Sipas tyre treguesit e tij janë në linjë me sugjerimet e Bankës Qendrore që prioritet të mbetet ulja e borxhit dhe defiçiti fiskal.

Debatet në Komisionin e Ekonomisë
 
Marin Gjermeni (përfaqësuesi i Bankës së Shqipërisë): Përsa i përket shifrës pse është futur, ose pse është trajtuar si shpenzime. Domethënë në grafikun e paraqitur është totali i shpenzimeve që janë llogaritur nga Banka e Shqipërisë.
 
Erjon Braçe (Kryetar i Komisionit të Ekonomisë): E kuptova atë, jam shumë i qartë.
 
Marin Gjermeni: Përsa i përket logjikës kontabël dhe veprimit juridik do na duhet të kthehemi në Bankën e Shqipërisë  ta ballafaqojmë dhe të japim përgjigje sepse është një njësi tjetër që merret me trajtimin e kësaj shifre. Domethënë këtu ishte thjesht e përfshirë në total  siç ishte dhe rasti i parë për normat e interesit dhe për ekspozimet.
 
Erjon Brace: Nuk e diskutoj, por mora shkas nga shpjegimi juaj se shpenzimet e Bankës së Shqipërisë janë rritur thatë me përjashtim të vitit 2014, për shkak të përfshirjes së kësaj shume në shpenzime. Dhe normalisht logjika e do, që cila është bazueshmëria ligjore e këtij veprimi që është kryer, nga pikëpamja e kontabëlit por edhe nga pikëpamja juridike ligjore, pse këto para të munguara për shkak të një vepre penale  përfshihen në shpenzimet normale të Bankës së Shqipërisë.

Pas skandalit te vjedhjes se parave nga thesari i shtetit, skandal i njoftuar nga Banka e Shqiperise ne fund te muajit korrik, disa zyrtarë të lartë të institucionit perfunduan pas kehurave. Mes tyre ishin dhe ish-Guvernatori Ardian Fullani dhe ish-Inspektorja e Përgjithshme Elivar Golemi. Por pak ditë më parë per dy këta zyrtarë, Gjykata e Lartë vendosi të heqë masën e arrestit, duke dhene masën detyrim paraqitje. Sakaq, 4 punonjes te tjere te Bankes ndodhen ne paraburgim, e mes tyre eshte ish-pergjegjesi i arkes Stok, Ardian Bitraj i cili eshte i vetmi qe e ka pranuar vjedhjen e 713 milione lekeve nga thesari i shtetit ne Linze.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)