TIRANE - Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani i drejtohet Gjykatës së Lartë për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest shtëpie” në shuarje të hetimeve, pasi sipas kërkesës së bërë nga avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia akuza e Prokurorisë për shpërdorim detyre ndaj Fullanit është e pabazuar.
Dorëzimi i kërkesës për rekurs në Gjykatën e Lartë është bërë këtë të martë, teksa ky fakt konfirmohet për A1 Report nga burime pranë Gjykatës. Një ditë më parë ishte ish-inspektoria e përgjithshme Elivar Golemi e cila kërkoi lirinë nga Gjykata e Lartë, teksa sot e njëjta kërkesë është bërë dhe nga ish-eprori i saj Fullani.Vjedhja e thesarit, Elivar Golemi kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë
Fullani dhe Golemi janë dy ish-zyrtarët e bankës nga 19 personat e proceduar për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari të cilët nuk janë përgjigjur ende për grupin hetimor në lidhje me akuzën ndaj tyre, teksa pritet që ky proces të mbyllet brenda javës.
Ish-Guvernatori u la me masë sigurie “arrest shtëpie” nga Gjykata e Apelit pak ditë më parë, teksa ka qenë Prokuroria ajo e cila u shpreh pas vendimit se këtë ndryshim mase do ta apelojë për të rikthyer në paraburgim Fullanin.
Në një kohë kur hetimet për skandalin e Bankës së Shqipërisë janë drejt përfundimit për personat e proceduar, është Gjykata e Lartë e cila pritet të vendosë datat e shqyrtimit të këtyre kërkesave e më pas të shprehet me vendim.
Adrian Fullani është njëherazi dhe bashkëshorti i një prej anëtarëve të Gjykatës së Lartë Arjana Fullani, por sipas zyrës së shtypit të Gjykatës së Lartë në shqyrtimin gjyqësor nuk do të ketë konflikt interesi pas gjyqtarja Fullani nuk është pjesë e kolegjeve penale të cilat do shqyrtojnë kërkesën e ish-guvernatorit për ndryshimin e masës së sigurisë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO