TIRANË - Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia dy ish zyrtarët e bankës së Shqipërisë nën akuzë për vjedhjen e 713 milionë lekëve, kanë përfituar gjykimin e shkurtuar.
Tashmë ish zyrtarët e Bankës fitojnë të drejtën e përgjysmimit të dënimit, cilido qoftë ai në përfundim të këtij procesi ku jashtë kamerave juristët thanë për A1Report se Bitraj rrezikon maksimumi 12 vite burgim nga 20 që parashikon vepra penale e konsumuar prej tij.
Vendimi u mor këtë të martë në gjykatën penale të kryeqytetit, ku gjykatësi Lazër Sollaku u shpreh se kjo kërkesë pranohet pasi dakord me të është edhe Prokuroria.
Gjykata ka pranuar të veçojë në këtë proces dhe Ardian Bitrajn i cili tashmë në një proces të veçuar nga daja i tij, deklaron se nuk ka lidhje me vjedhjen.
E teksa u vendos hapja e procesit gjyqësorë ndaj dy të pandehurve Bitraj e Bruzia, togat e zeza rrëzuan kërkesën e Bankës së Shqipërisë për kthimin e shumës së vjedhur duke i kërkuar përfaqësuesve të bankës t'i drejtohen Gjykatës civile për këtë padi.
Nga 19 të pandehur për vjedhjen e 713 milionë lekëve në thesarin e shtetit, me këtë vendim numri i personave që kanë përfituar gjykim të shkurtuar deri më tani janë 12, ndërsa për 7 të tjerë gjykimi ende vazhdon mes tyre dhe për ish inspektoren elivar Golemi.
Nipi i Bitraj do gjykohet në proces të veçantë
Po ashtu në këtë seancë Gjykata ka pranuar edhe kërkesën për ndarjen e çështjes për nipin e Ardian Bitrajt, Klevis Bejtjes. Ky i fundit në seancën e klaluar ka pranuar se shkonte të merrte dajën e tij në ambientet e thesarit të Bankës, por nuk e dinte që ai vidhte lekët.
Kërkesa e BSH për kthimin e lekëve, Gjykata: S'është komptenca jonë
Ndërkohë Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Banka e Shqipërisë që të pandehurit Bitraj, Bejtja dhe Bruzia të kthenin lekët.
Rrëzimin e kërkesë së BSH-së për kthimin e lekëve, Gjykata e ka argumentuar me qëndrimin se kjo kërkesë duhet dorëzuar në Gjykatën Civile dhe se kërkesa për kthimin e parave do të pengonte gjykimin penal
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Arkiva- Vjedhja e BSH, lajme të tjera">