BSH,Golemi: S’dal para Kuvendit
s’ma lejon ligji,refuzoj gjyqin publik

BSH,Golemi: S’dal para Kuvendit<br />s’ma lejon ligji,refuzoj gjyqin publik
Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi përmes një deklarate për mediat ka sqaruar arsyet e ftesës së Komisionit Ekonomisë për të dëshmuar në lidhje me skandalin e vjedhjes së thesarit.

Sipas Golemit bazuar në ligjin e Bankës së Shqipërisë asaj i ndalohet që të dëshmojë para Kuvendit, por vetëm para prokurorisë. Dhe se e vetmja mënyrë e komunikimit ështëbazuar në dispozitat ligjore është raportet dhe informacionet, pas miratimit te tyre nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Ndërsa më tej ajo shton se detyra dhe etika e detyrojnë të refuzojë çdo tentativë që marrëdhëniet e kujtdo me çdo institucion apo funksionar te administrates  te kthehen ne gjykime publike.”

“Theksoj se nuk mund të dëshmoj përpara Komisionit, përsa kohe ligji nuk më lejon të veproj në këtë mënyrë. E vetmja mënyrë e komunikimit, bazuar në dispozitat ligjore është raportet dhe informacionet, pas miratimit te tyre nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Detyrat dhe etika më kërkojnë të refuzoj me korrektesë institucionale çdo tentativë që marrëdhëniet e kujtdo me çdo institucion apo funksionar te administrates  te kthehen ne gjykime publike.”

Ajo më tej sqaron se përmes korrespodencës zyrtare i ka vënë në dispozicion Kuvendit, më 28 gusht 2014, 500 faqe material si të klasifikuara ‘sekret bankar i rezervuar’.
“Edhe pse është dorëzuar materiali në ftesën e Kuvendit nuk përcaktohet asnjë çështje konkrete për të cilën inspektori i Përgjithshëm duhet të dëshmojë para këtij Komisioni.”- deklaron Golemi.

Inspektorja e BSH, shton më tej se dëshmia është koncept procedural penal, jo administrativ dhe se dëshmia jepet para Prokurorit, Gjykatës ose Komisionit Hetimor Parlamentar.
 
Deklarata e plotë për mediat e Inspektores së Përgjithshme të BSH-së Elivar Golemi  
Per te eleminuar cdo keqkuptim ose keqdashje ne trajtimin e pergjigjes derguar Kryetarit te Komisionit te Ekonomise dhe Financave, lidhur me seancen e Komisionit te Ekonomise dhe Financave dt. 3 shtator 2014, paraqes kete sqarim me kerkesen per ta trajtuar ne organin tuaj te medias
.
Neni 54 i ligjit te Bankes se Shqiperise percakton procedurat per zgjedhjen dhe shkarkimin e Inspektorit te Pergjithshem te BSH; percakton rrethin e detyrave te Inspektorit te Pergjithshem si dhe detyrimin e Inspektorit te Pergjithshem per raportim prane Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise, citoj: “…te kontrollojne dhe ti paraqesin Keshillit Mbikeqyres raporte e rekomandime per llogarite dhe regjistrat, si dhe per procedurat buxhetore, kontabel dhe kontrollet e Bankes se Shqiperise…”.

Inspektori i Pergjithshem, ne zbatim te dispozitave te ligjit per Banken e Shqiperise, nuk mund te ndermarre asnje veprim ndaj ketij kuadri ligjor. Me kete vetedije i kam derguar shkrese me shume respekt dhe korrektese institucionale Kryetarit te Komisionit te Ekonomise dhe Financave te Kuvendit te Shqiperise z. Erion Brace, ku I kam shprehur vetedijen dhe besnikerine time ndaj kufijve te detyres qe me imponon neni 54 i ligjit per Banken e Shqiperise, si dhe i kam konfirmuar se duke njohur dhe respektuar te drejten e cdo deputeti per te kerkuar informacion ndaj cdo institucioni te pavarur, i kam shprehur gatishmerine e plote per t’iu pergjigjur me shkrim cdo kerkese per informacion qe do me vinte nga cdo deputet per gjithshka qe eshte pjese e detyrave dhe funksioneve te mia ligjore.

Ne shkresen tuaj nr. 2838, dt. 01.09.2014 me lende “Ftese per seance degjimore”, nuk ka asnje baze ligjore te cituar, asnje nen apo dispozite ku mbeshtetet kjo ftese per te me thirrur mua, ne cilesine e Inspektorit te Pergjithshem, per te deshmuar ne Komisionin e Ekonomise dhe Financave. Gjithashtu, kerkohet ne menyre shume te pergjithshme deshmia ime per permbushjen e detyres se ngarkuar me ligj, problemet dhe problematikat ne permbushjen e saj, pa percaktuar nje objekt apo ceshtje konkrete ne menyre specifike, ne lidhje me cfare duhet te deshmoj para Komisionit. Ju sjell edhe një here në vëmendje, se të gjitha raportimet e Inspektorit të Përgjithshëm pranë Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, për periudhën 2011-2014, kohë në të cilën une mbaj detyren e Inspektorit te Pergjithshem, te gjitha keto raportime i jane vene ne dispozicion Kuvendit të Shqiperise, nepermjet korrespondences zyrtare te Bankes së Shqiperise, dt. 25.08.2014 (material i depozituar prane Kuvendit 500 faqe, informacion i klasifikuar “sekret bankar i rezervuar”). Ne keto kushte, kur gjithe informacioni mbi permbushjen e detyrave te Inspektorit te Pergjithshem dhe Departamentit te Kontrollit, i eshte vene ne dispozicion Komisionit te Ekonomise dhe Financave, verej se ne ftesen per deshmi nuk percaktohet asnje ceshtje konkrete per te cilen Inspektori I Pergjithshem duhet te deshmoj para ketij Komisioni.  

Cfare me terheq vemendjen ne shkresen e Komisionit te Ekonomise dhe Financave drejtuar mua, citoj: “ka nevoje te degjoje nga ju … deshmine tuaj …”. Pra ne kete shkrese nuk kerkohet raportim apo informacion, por dhenie deshmie. Deshmia eshte koncept procedural penal, jo administrativ. Deshmia jepet para Prokurorit, Gjykates ose Komisionit Hetimor Parlamentar. Marredheniet me Kuvendin apo me Komisionet e Kuvendit vendosen nepermjet raportimeve dhe informacioneve, jo nepermjet dhenies se deshmive. Raportimet dhe informacionet i kam derguar prane Keshillit Mbikeqyres ne perputhje te plote me nenin 54 te Ligjit “Per Banken e Shqiperise”. Gjithashtu, Banka e Shqiperise i ka percjelle te gjitha keto raportime prane Kuvendit te Shqiperise, ne perputhje me dispozitat ligjore ne fuqi. Meqenese edhe ne ftesen e dyte per seance degjimore, drejtuar Inspektorit te Pergjithshem nga Komisioni i Ekonomise dhe Financave, me nr.28382Prot, date 03.09.2014, kerkohet, citoj: “…te paraqiteni para Komisionit per te dhene deshmine tuaj…”, theksoj se nuk mund te deshmoj perpara Komisionit, persa kohe ligji nuk me lejon te veproj ne kete menyre. E vetmja menyre e komunikimit, bazuar ne dispozitat ligjore, eshte raportet dhe informacionet, pas miratimit te tyre nga Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise.
Sovraniteti i Kuvendit te Shqiperise eshte parim i shenjte kushtetues te cilin askush nuk mund ta neperkembe apo te abuzoje me te.

Kjo eshte vetedija ime. Kjo eshte etika qe une mbroj. Ne emer te kesaj vetedije dhe etike jam e shtrenguar te deklaroj publikisht gatishmerine time te plote per t’ju pergjigjur cdo kerkese per informacion nga cdo deputet i Kuvendit. Gjithshka tjeter qe percillet ne media nga ana e anetareve te komisionit, akuzat e padrejta dhe pretendimet e paligjshme dhe vecanerisht letra e derguar nga Kryetari I Komisionit te Ekonomise dhe Financave jane dukshem perpjekje per te ushtruar presion te kundraligjshem nje funksionari te zgjedhur publik.

Detyrat dhe etika me kerkojne te refuzoj me korrektese institucionale cdo tentative qe marredheniet e kujtdo me cdo institucion apo funksionar te administrates  te kthehen ne gjykime publike.

Per kete arsye gatishmerine dhe qendrimin tim si me siper jam e detyruar t’a percjell nepermjet medias. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate