TIRANE, 10 Qershor /ATSH/- Banka e Shqipërisë, bën të ditur se interesi i bonove të thesarit me afat 12 mujore në ankandin e së martës ishte 3.31%, më i ulëti në shtatë muajt e fundit. Shuma e kërkuar nga qeveria ishte 9.6 miliardë lekë, ndërsa oferta për financim ishte 12.9 miliardë lekë.
Ndërkohë, bonot me maturim gjashtë mujor regjistruan një interes minimal historik prej 3.04%. Shuma e kërkuar nga qeveria ishte 4.4 miliardë lekë, ndërsa oferta për financim preku vlerën e 6.3 miliardë lekëve.
Sipas BSH-se, interesat e bonove të thesarit po ndjekin trendin rënës për të gjitha maturitetet. Stimulur kjo nga politika monetare lehtesuse e Bankes Qendrore, e cila synon te nxisë kreditimin e ekonomisë në kushtet, kur bankat zotërojnë likuiditete dhe qëndrueshmeri sherbimesh. e,xh/f.n/










