TIRANE- Skandali i vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Bankës së Shqipërisë ka ngjallur diskutime jo vetëm për sigurinë që duhet të ketë një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit shqiptar, por edhe sa i përket kontrollit të tij. Pasqyrat financiare të Bankës së Shqipërisë për vitin 2013 janë audituar nga audituesi ndërkombëtar “Grant Thornton”, të cilit në qershor të këtij viti Bordi i Mbikëqyrjes Publike pranë Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) i hoqi licensën për shkak të parregullsive të konstatuara në auditimin e një kompanie sigurimesh. Pavarësisht nga kryerja e auditit, kompania nuk zbuloi ekzistencën e një vjedhjeje në përmasa gjigande. Po çfarë ndodh kur audituesi nuk zbulon një rast të tillë flagrant si vjedhja, puën, për të cilën edhe paguhet? Praktika ndërkombëtare ka rreshtuar një sërë rastesh, si ai i “Enron” dhe “Parmalat”. Në rastin e “Enron”, në vitin 2002, audituesi “Artur Andersen” u dënua me 500,000 dollarë, pasi u gjet fajtor për kolapsin e kompanisë. Ky ishte penaliteti më i lartë i lejuar në atë kohë nga ligji amerikan. Në vitin 2007, “Deloitte” arriti një marrëveshje me kompaninë italiane “Parmalat” për t’i paguar një dëmshpërblim prej 115 milionë euro pasi u vërtetua se firma e auditimit “ndihmoi” në zgjatjen e periudhës së dështimit, e cila pasoi falimentimin e firmës në vitin 2003.
Përgjegjësitë
Në rastin e BSH, zyrtarisht kompania audituese, “Grant Thornton”, është shprehur ajo nga institucioni nuk ka pasur asnjë vërejtje për shërbimin dhe rezultatin. Por, audituesi nuk ka dhënë sqarime nëse kontrolli i inventarit fizik ka qenë pjesë e detyrave të saj, nëse e ka zhvilluar apo jo ndonjëherë këtë kontroll dhe pse nuk u konstatua vjedhja.Ndërkohë, Ligji nr. 10091, datë 5.3.2009 ‘Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Ekspertit Kontabël të Regjistruar dhe të Kontabilistit të Miratuar’, i ndryshuar, parashikon përgjegjësinë e ekspertit kontabël ose shoqërisë audituese gjatë ushtrimit të auditimit dhe detyrimin e zhdëmtimit të pasojave financiare që vijnë drejtpërsëdrejti nga gabimi i tij.
Punëdhënësi
Ekspertët thonë se audituesi i jashtëm ka të drejtë të verifikojë vetëm ato të dhëna që i cakton klienti për kontroll, që në këtë rast është Banka e Shqipërisë. Sipas tyre, audituesi i jashtëm mund të mbajë përgjegjësi në rast se në dokumentacion kanë qenë të vendosur rregulla të qarta, që nuk janë zbatuar dhe ai nuk ka konstatuar moszbatimin. Por, sipas ekspertëve, audituesi i jashtëm nuk bën kontroll operativ dhe si rrjedhim mund të mos mbajë përgjegjësi direkte. Pra, “topi” i përgjegjësisëdo t’i kalonte Fullanit dhe Këshillit Mbikqyrës.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO