/ATSH/- Banka e Shqipërisë bën të ditur se, sistemi bankar gjatë këtij viti ka dhënë 30 miliardë lekë ose 214 milionë euro më shumë kredi të re për bizneset.
Sektori më i kredituar mbetet tregtia, me një portofol prej 72 miliardë lekësh, në rritje me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në rritje janë dhe sektorët prodhues të ekonomisë dhe në veçanti industria nxjerrëse. Kredia e re për këtë degë gjatë këtij viti kishte vlerën e afro 7 miliardë lekëve, katër herë e gjysmë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Edhe kredia për industrinë përpunuese është rritur me afro 11% ndaj të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Pozitiv është fakti që kreditimi i është rikthyer rritjes edhe në sektorë që në vitet e fundit kanë pasur mjaft probleme, si ndërtimi apo energjitika. Kredia për sipërmarrjen është përcaktuese për ecurinë e kreditimit të ekonomisë në tërësi, duke qënë se përbën mbi 67% të totalit.
Të dhënat e kredisë së re janë një sinjal më shumë optimizmi lidhur me gjallërimin e aktivitetit ekonomik dhe përmirësimin e kërkesës. Banka e Shqipërisë parashikon rritje ekonomike pozitive në tremujorin e tretë të vitit, të mbështetur nga rritja e kërkesës private.
Nga ana tjetër, vrojtimet e Bankës Qendrore tregojnë se sistemi bankar po jep sinjale pozitive në drejtim të lehtësimit të standardeve të kreditimit dhe të përmirësimit të kushteve të ofertës për kredi.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA