TIRANE- Tregu i factoring-ut në Shqipëri vlerësohet të ketë arritur tashmë në rreth 100 milionë euro, kur në vitin 2011 ishin në nivelet e 3-4 milionë eurove. Ky shërbim financiar ofrohet nga institucione financiare dhe nënkupton blerjen e llogarive të arkëtueshme të një kompanie dhe administrimin e ndjekjen e tyre.
Shitja e kredive problematike është një fenomen i ri për ekonominë shqiptare.
Sipas Bankës së Shqipërisë, këto operacione ishin shkaku kryesor që frenoi rritjen e kredive me probleme, të cilat vitin e kaluar shënuan normë pak më të ulët.
Vitin e kaluar u shitën përkatësisht dy portofole kredish me probleme nga dy banka private. I pari është blerë nga një fond shqiptar dhe përmbledh mijëra kredi konsumatore, të marra nga individët, të cilët nuk ka qenë korrekt me shlyerjen, ndërsa portofoli i dytë, prej gati 60 milionë dollarësh, kanë qenë i përbërë nga kreditë problematike të 15 kompanive shqiptare.
Bankat po i shesin kreditë e këqia m një çmim rreth 10% të vlerës së tyre reale, duke lënë pjesën tjetër si fitim të kompanive të factoringut.
Kjo, pasi mundësitë që ato të kthehen mbrapsht janë të ulëta. Përmes shitjes ato jo vetëm që pastrojnë bilancin, por ja kalojnë detyrimin për t’i ndjekur këto kredi institucionit që e blen duke kursyer edhe kostot administrative.
Por jo çdo kompani mund të blejë kredi të këqija. Ky biznes kërkon licensë nga Banka e Shqipërisë dhe aktualisht në vendin tonë janë rreth 7 institucione të tilla financiare që mund të kryejnë këtë aktivitet.
Ky shërbim financiar mund të ofrohet nga bankat, por bankat vendase ende nuk janë përfshirë në këtë treg. Në kushtet kur kreditimi nuk po rritet e kreditë e këqija po ecim me ritme të larta, ofrimi i këtij shërbimi nga to nuk duket shumë i largët në kohë.
Përparësia e factoring-ut është se shitësit i bëhet pagesa në kohë. Në rastin kur janë përcaktuar mirë kushtet e shitjes, produkti dhe kushtet e pagesës, të tria palët janë të fituara. Shitësi paguhet menjëherë, faktori merr pjesën e tij të fitimit, duke arkëtuar të ardhurat në një kohë më të vonë, të përcaktuar në kontratë. Ky treg konsiderohet në tendencë rritjeje, duke patur parasysh edhe sasinë e kredisë së keqe në sistemin bankar shqiptar.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com