Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%.
Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë, ku përmes një komunikate për shtyp, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë bën të ditur se gjatë ditës sotme ka shqyrtuar dhe më pas miratuar Raportin Tremujor të Politikës Monetare, duke e lënë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%.
Ne komunikatën për shtyp të BSH thuhet: "Sot, në datën 27 tetor 2014, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Tremujor të Politikës Monetare. Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%.".
ATSH
/Shqiptarja.com