/ATSH/- Banka e Shqipërisë, në raportin e fundit të saj statistikor vëren se, vlera e totale e parasë jashtë bankave arriti në fund të Korrikut në 230 miliardë lekë, ose rreth 6% më e lartë që nga fillimi i vitit.
Ekspertët bankar shprehen se, shtimi i parasë jashtë bankave gjatë verës mund të jetë pjesërisht një zhvillim sezonal, për shkak të shpenzimeve të familjeve për pushime.
Megjithatë, sipas tyre, rritja e parasë jashtë sistemit bankar mund të lidhet edhe me uljen e interesave të depozitave. Gjithësesi theksojnë ata, aksioni për formalizimin e biznesit pritet të shoqërohet me rënie të parasë jashtë bankave.
/Shqiptarja.com