BSH, Rama: Javën që vjen nis
plotësimi i Këshillit Mbikëqyrës

BSH, Rama: Javën që vjen nis<br />plotësimi i Këshillit Mbikëqyrës
TIRANË - Nga java që vjen Parlamenti do të nisë punën për të plotësuar vendet boshe në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i cili aktualisht funksionon me 5 nga 9 anëtarë.

Ishte kryeministri Edi Rama që njoftoi nga Kina shpalljen e vendeve vakante në Këshillin e institucionit më të lartë financiar në vend, duke përcaktuar njëherësh dhe kriteret që duhet të përmbushin anëtarët. Kreu i qeverisë shkruan në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, se anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të jenë shqiptarë të suksesshëm që kanë punuar në sistemin financiar ndërkombëtar.

 “Do t”u drejtohemi shqiptarëve që punojnë në sistemin financiar ndërkombëtar për vendet në Këshillin Mbikqyrës të BSH.  Javën tjetër thirrja!”, shkruan shefi i mazhorancës.

Këshilli Mbikëqyrës duhet të funksionojë me 9 anëtarë. Aktualisht, me arrestimin e ish-guvernatorit Fullani (njëherësh anëtar i Këshillit), me dorëheqjen e Ardian Civicit dhe me mungesën prej nëntë muajsh te 2 anëtarë që nuk janë zëvendësuar nga Kuvendi, Këshilli Mbikëqyrës funksionon me 5 anëtarë.

Pas arrestimit të guvernatorit Fullani për shpërdorim detyre në lidhje me vjedhjen e parave nga thesari i shtetit, drejtimin e Bankës së Shqipërisë, sipas ligjit të këtij institucioni e ka marrë zëvendësguvernatorja e Parë, Elisabeta Gjoni.

Sakaq, Këshilli Mbikëqyrës në një mbledhje të jashtëzakonshme mbrëmjen e së shtunës (6 Shtator), mori vendimin për t’i propozuar Kuvendit shkarkimin e Fullanit, ndërsa brenda një muaji Parlamenti duhet të votojë për emrin e ri.

Rama leksion në Universitetin e Tianjinit, prezanton Rilindjen e Shqipërisë 
Kryeministri Edi Rama në vijim të vizitës së tij zyrtare në Kinë, ka mbajtur një leksion për studentët dhe akademikët në Universitetin e Tianjinit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri shqiptar ka bërë të ditur se temë kryesore e leksionit të mbajtur prej tij ka qenë Shqipëria e re, dhe rilindja që qeveria që ai drejton kërkon të sjellë në vend.

Siç thekson Rama në postimin e tij, në leksion u prezantua historia e Shqipërisë, synimet e vendit për të ardhmen dhe vullneti për të ndryshuar, në perspektivën evropiane.

“Ne Universitetin e Tianjinit per Shqiperine e re, historine e te ardhmen, vullnetin per ndryshim, Rilindjen qe duam.” shkruan Rama

Kreu i qeverisë, ndodhet tashmë prej 3 ditësh në Kinë, ku gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, ndërsa zhvilloi edhe një takim zyrtar me homologun e tij kinez, Li Keqiang.
— Edi Rama (@ediramaal) September 11, 2014
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre