Duhet të paguajnë taksa profesionet e lira?

Duhet të paguajnë taksa profesionet e lira?

Janë 29 mijë profesionistë të lirë, një pjesë të rregjistruar si të vetëpunësuar, që kanë një NIPT si persona fizikë

Në 5 vjet (2019-2023,) kanë xhiruar 3.3 miliardë euro, me shtetin që ka marrë prej tyre vetëm 34  milionë euro, kryesisht si sigurime shoqërore me pagë minimale

Ende asnjë nga juristët dhe ekonomistët që çuan në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e pjesshëm të ligjit të ri për të ardhurat, nuk është shprehur publikisht, se sa e duan ata të jetë niveli i tatimit mbi fitimin e profesionistëve të lirë: zero, apo më pak se 15 përqind, sa është sot?

Sipas Ministrisë së Financave, kemi 169 profesione të ndryshme të lira(mjekë, dentistë, infermierë, fizioterapistë, juristë, avokatë, kontabilistë, arkitektë, veterinerë, fotografë, kameramanë, hidraulikë, marangozë, taksistë, blogerë, etj.). Të gjithë këta profesionistë të lirë janë ndarë në 26 kategori.

Në 5 vjet (2019-2023) kanë xhiruar 3.3 miliardë euro, me shtetin që ka marrë prej tyre vetëm 34  milionë euro, si sigurime shoqërore me pagë minimale

Po sipas Ministrisë së Financave, janë 29 mijë profesionistë të lirë, një pjesë të rregjistruar si të vetëpunësuar, që kanë një NIPT si persona fizikë. Që nga marsi i vitit të kaluar, Ministria ka qarkulluar një draft ligj për ndryshime në ligjin “Për të Ardhurat”, ku profesionet e lira tatohen nga data 1 janar 2024, me 15 përqind mbi fitimin e tyre.

Profesionet e lira në Shqipëri

Mjekë                                                                                                                   1,800 vetë
Infermierë, fizioterapistë, etj.                                                                     2,400 vetë
Specialistë të IT, kodistë, etj.                                                                       3,100 vetë
Avokatë, juriste, auditues ligjorë, financierë
ekspertë kontabël, ekonomistë, etj.                                                        3,250 vetë
Të tjerë(elektriçiste, muratore, marangoze, blogere, etj.)                               19,400 vetë
TOTALI                                                                                                                     Rreth 29,000 vetë

Gjatë këtij muaji, tatimet kanë shpërndarë njoftime në pjesën e rregjistruar në shtet të 29 mijë të vetëpunësuarve, duke u bërë atyre me dije këstet për parapagimin e tatim-fitimit për 9 muajt prill-dhjetor 2024, në bazë të vetëdeklarimeve të tyre, mbi të ardhurat që kanë realizuar gjatë vitit 2023.

Shqetësimet e profesionistëve të lirë

Sigurisht, goditja psikologjike është shumë e fortë për ta, pasi kjo kategori ofrues shërbimesh, profesionistët e lirë, ishin mësuar që shumica t’i paguanin shtetit në muaj vetëm sigurimet shoqërore mbi një pagë minimale të deklaruar. Diçka në 3 mijë e pesëqind lekë të vjetra në muaj.

Tani u vjen njoftimi shumëfish më i lartë, pasi kanë hyrë në rregjimin e tatimit mbi të ardhurat që marrin, shumicën, duke e konsideruar ligjërisht si të vetëpunësuar.

Shqetësimet e profesionistëve të lirë

  • Ligji i ri shkel Kushtetutën, duke diferencuar përpara ligjit një kategori të caktuar të qytetarëve, duke favorizuar një profesion/sektor(biznesin e vogel tregtar) dhe duke trajtuar ndryshe një profesion tjetër (profesionet e lira)
  • Demton moralin shoqeror: a duhet konsideruar informaliteti dhe evazioni i profesionistëve të lirë, si e keqja e sistemit fiskal në Shqipëri?
  • Shkakton pasiguri dhe kaos në strukturat e bizneseve. Sjell humbje besimi tek sistemi fiskal dhe drejtesia tatimore
  • Rrit mundesite per evazion dhe korrupsion
  • Ndikon negativisht në pjesën më vitale të sektorit te shërbimeve, duke tkurrur 12-14 përqind ekonominë e bizneseve te vogla dhe duke lënë hapësira për t’u shfrytëzuar nga bizneset e mëdha.

Shumë kontabilistë dhe juristë janë shprehur se përmbajtja juridike e njoftimeve të tatimeve për llogaritjen e parapagimit është e gabuar, si dhe që nuk zbatohet korrekt ligji i ri, që njeh zbritjen e shpenzimeve me 30 përqind. Ekspertë të tatimeve sqarojnë se kjo lehtësi do të zbatohet nga marsi 2025, pas deklarimit me formularë të rinj, në fund të këtij viti, dhe se, në ato raste kur ai është paguar më shumë, do të kompensohet.

Instituti i Kontabilistëve të Miratuar ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizim të pjesshëm të Ligjit Nr. 29/2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”,  duke e konsideruar atë jo kushtetues. 

Profesionistët e lirë në fakt do paguajnë sa gjysma e të punësuarve në shtet dhe privat

Ekspertë të Ministrisë së Financave shprehen se barra tatimore e skemës së re për profesionet e lira si të vetëpunësuar, është sa gjysma e asaj që paguajnë të punësuarit në privat dhe në shtet. Sipas tyre, norma efektive e tatimit për ofruesit e shërbimeve(kështu i quajnë teknikisht, në tatimet tona, profesionistët e lirë) është dy herë më e ulët, nga çfare paguajnë të punësuarit në privat apo në shtet, për pagën që marrin.

Sa i japin shtetit profesionistët e lirë dhe sa të punësuarit ?

                                                                  I punësuar                          Profesionist i lirë (i vetëpunësuar)
Paga bruto 80.000 Lek/muaj                       8.1%                                      3.9%
Paga bruto 100.000 Lek/muaj                     9.1%                                      6.0%
Paga bruto 150.000 Lek/muaj                     10.4%                                    6.3%
Paga bruto 250.000 Lek/muaj                     13.4%                                    8.7%

Ende asnjë nga juristët dhe ekonomistët që çuan në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e pjesshëm të ligjit të ri “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, nuk është shprehur publikisht, se sa e duan ata të jetë niveli i tatimit mbi fitimin e profesionistëve të lirë: zero, sa ishte përpara 1 janarit 2024, apo më pak se 15 përqind, sa është sot? Për shembull, 5 përqind, 8 përqind apo 10 përqind.

Cila palë ka të drejtë? Po ia lëmë qytetarit ta vendosë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Reali: 27/04/2024 08:19

    " Ende asnjë nga juristët dhe ekonomistët .......... nuk është shprehur publikisht," shprehet artikull shkruesi. Ky eshte nje realitet qe tregon se sistemi i taksimit ose administrimit shtetror nuk i eshte nenshtruar studimit serioz. Per me teper qe jane te perhershem, por te pakte mbrojtesit e ligjeve te cilat kane impakt ne varferine dhe emigrimin e shqiptareve fakt qe tregon se ku jemi, ne nje prespektiv te zymte jo krijuse dhe jo shpresedhenese. E domosdoshme eshte aktivizimi i intelektualeve shqiptar ne te gjithe globin te cilet duhet te kene zerin dhe voten e tyre ne Parlamentin Shqiptar.

    Përgjigju
  • U qeti: 26/04/2024 21:53

    Ku e gjete profesor shumen prej 3500 leke sigurime shoqerore, pasi sigurimet pet persosnat fizike jane 23% per sig.shoqerore dhe 7% pet sigurime shoqeore qe paguhe brutto , pa asnje zbritje si punonjesit e shtetit. Pra 40000 x 30% = 12.000 leke. Po ti shtosh dhe kesaj shune minjmalisht 35.000 leke parDhenie tatimore, besoj se deri ketu di te besh llogarre!!!!. Po nejse bojaxhi qeverie mbete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka