BSH: Rritet 10 % ndjesia ekonomike
për sektorin e ndërtimit përkeqësohet

BSH: Rritet 10 % ndjesia ekonomike<br />për sektorin e ndërtimit përkeqësohet
TIRANE- Rikthehet tendenca rritëse në ekonominë shqiptare, të paktën sa i përket mënynrës se si e perceptojnë ecurinë e saj bizneset dhe individët në vend. Sipas një vrojtimi të sapopublikuar nga ana e Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike shënoi nivelin 87.9 në tremujorin e tretë të vitit 2013, në rritje me rreth 10.3 pikë përqindjeje. Megjithatë, niveli aktual i TNE-së qëndron rreth 12.1 pikë përqindje nën mesataren afatgjatë. Sipas BSH, përmirësimi i treguesit të ndjesisë ekonomike, në këtë periudhë, u ndikua kryesisht nga rritja e ndjeshme e besimit në sektorin e shërbimeve. Në të njëjtin drejtim, por në një masë më të vogël, ndikoi dhe rritja e besimit në sektorin e industrisë. Nga ana tjetër, përkeqësimi i shënuar në treguesin e besimit të ndërtimit dhe të konsumatorit kontribuoi negativisht në treguesin e përgjithshëm për ekonominë.
 
Sektori i ndërtimit
Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit shënoi rënie me rreth 4.4 pikë përqindjeje në tremujorin e tretë të vitit 2013. Përkeqësimi i treguesit të besimit në ndërtim u përcaktua nga zhvillimet negative në tre balancat përbërëse të tij: vlerësimi për kërkesën, për situatën e prodhimit dhe për situatën e punësimit. Niveli aktual qëndron rreth 25.2 pikë përqindjeje nën mesataren e tij afatgjatë dhe rreth 17.3 pikë përqindje nën mesataren e pesë viteve të fundit.
Bizneset në sektorin e ndërtimit raportojnë për rritje të stokut të ndërtimeve dhe për pasojë përkeqësim të gjendjes financiare. Ndërkohë, kërkesa në sektorin e ndërtimit pritet të rritet gjatë fundvitit 2013.
 
Besimi i konsumatorëve
Treguesi i besimit të konsumatorëve ra me 0.9 pikë përqindjeje në tremujorin e tretë të vitit 2013, pasi pësoi rritje dy tremujorët e mëparshëm. Niveli i tij vijon të qëndrojë mbi mesataren historike. Konsumatorët ishin më optimistë për situatën e përgjithshme financiare dhe situatën e përgjithshme të ekonomisë, ndërsa vlerësuan të keqësuar situatën e tyre për blerje të mëdha dhe situatën e të ardhurave-shpenzimeve.
Konsumatorët perceptojnë një kosto jetese më të ulët gjatë tremujorit të tretë.
 
Shkrimi u publikua sot (17.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ ‘Luftë’ në Beograd, tifozët e Crvena sulmojnë gjermanët! Një i plagosur rëndë, në Bologna tre francezë në spital

VIDEO/ ‘Luftë’ në Beograd, tifozët e Crvena sulmojnë gjermanët! Një i plagosur rëndë, në Bologna tre francezë në spital