BSH: Shtrenjtohen 8 % çmimet
e banesave, stabilizohen qiratë

BSH: Shtrenjtohen 8 % çmimet<br />e banesave, stabilizohen qiratë
TIRANE- Çmimet e banesave kanë shënuar rritje gjatë 3-mujorit të katërt të vitit 2013. Nga ana tjetër edhe çmimet e qirasë së banesave kanë pasur një rritje të lehtë gjatë kësaj periudhe. Ndërkaq raporti i çmimeve ndaj qirave të banesave vazhdoi të ishte i lartë për peridhën tetor-dhjetor të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë ka publikur këto të dhënë në raportin e saj të Politikës Monetare të 3-mujorit të katërt të vitit 2013.

Statistikat
Duke iu referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për kryeqytetin, indeksi i çmimit të banesave regjistroi rritje në 3-mujorin e katërt të vitit 2013. Ky tregues, i deflatuar me inflacionin, u rrit përkatësisht me 8% dhe 2.3% në terma vjetorë dhe 3-mujorë. Çmimet e banesave kanë ndjekur një prirje rënëse gjatë vitit të kaluar. Sipas ekspertëve të BSH-së ky fenomenn ka reflektuar kërkesën e dobët dhe praninë e inventarëve të pa shitur.

Nga ana tjetër, indeksi i qirasë së banesave shënoi një rritje prej rreth 0.5% në tremujorin e katërt. Krahasuar me një 3-mujor më parë, kjo ishte një rritje e vogël. Gjatë 3-mujorit të tretë, rritja e indeksit të qirasë së banesave ishte 10.3%.  Luhatja e vazhdueshme e këtij indesksi, pasqyron faktin se qiratë e banesave nuk kanë një çmim tregu të stabilizuar.  Zhvillimet e mësipërme kanë ndikuar në rritjen e raportit të çmimit ndaj qirasë së banesave. Ky raport është 7.5% më i lartë se një vit më parë dhe 58.9% mbi mesataren historike.
 
Kredia
Blerja e një banese është një investim i madh, për të cilin në të shumtën e rasteve kërkon marrjen e një huaje bankare. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, gjatë 3-mujorit të katërt, kushtet për të marrë, një kredi për të financuar blerjen e një banese, u lehtësuan. Kjo përkon me një rritje të indeksit të çmimit të banesave. Por nga ana tjetër, kërkesa e individëve për të marrë një kredi, për të blerë një banesë, ka pësuar rënie gjatë 3-mujorit të katërt të vitit 2013.
 
 Shkrimi u publikua sot (08.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës