Banka e Shqipërisë po mendon të shkojë përtej politikave konvencionale për të nxitur huadhënien, duke kaluar tek lehtësimi sasior, që synon stimulimin e kreditimit të një segmenti të caktuar, duke krijuar një linjë financimi. Ideja është të krijohet një linjë kreditimi afatgjatë, që bankat ta përdorin vetëm për kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME). Mesohet se plani është ende në fazat e para dhe sapo është krijuar një grup pune, megjithëse ka pengesa të shumtë të natyrës ligjore dhe paqartësi për modelin që do të ndiqet, psh a do të ketë një ndarje të rrezikut, si dhe cili do jetë reagimi i FMN-së.
/Shqiptarja.com












