BSH: Viti 2014, ekonomia
shqiptare shmang recensionin
Ekonomia shqiptare pritet të ketë një rritje të lehtë gjatë vitit 2014. Kështu janë shprehur ekspertët e Bankës së Shqipërisë, gjatë prezantimit të raportit të Politikës Monetare për 3-mujorin e katërt të vitit 2013.
TIRANE- Ekonomia shqiptare pritet të ketë një rritje të lehtë gjatë vitit 2014. Kështu janë shprehur ekspertët e Bankës së Shqipërisë, gjatë prezantimit të raportit të Politikës Monetare për 3-mujorin e katërt të vitit 2013. Arsyeja për këtë është është kryesisht nisma e Qeverisë për të shlyer detyrimet e prapambetura. Gjithashtu, kreditimi i përmirësuar i ekonomisë ka qenë një faktor që ka ndikuar pozitivisht në parashikimin optimist të Bankës së Shqipërisë, për sa i përket parashikimit për rritjen ekonomike gjatë këtij viti.
Nuk mund të anashkalohet as ndikimi pozitiv i përmirësimit të situatës ekonomike të Eurozonës. Një nga burimet e ekonomisë shqiptare janë remitancat, që vijnë kryesisht nga ata shqiptarë që jetojnë në vendet e BE-së. Por nga ana tjetër, edhe investimet më të mëdha në Shqipëri vijnë nga kompanitë e huaja.
KrediaNë lidhje më interesat e kredive në lekë, ekspertët e Bankës së Shqipërisë u shprehën se edhe gjatë vitit 2014 rënia pritet të vazhdojë. Nga ana tjetër, për sa u përket bilanceve të bizneseve dhe të bankave, ato priten të përmirësohen me pagesën e detyrimeve që Qeveria ka ndaj subjekteve private. Vitin e kaluar sipërmarrjet kanë nguarruar të marrin kredi.
InvestimetGjatë 3-mujorit të katërt të viti 2013, për sa i përket biznesit, bankat kanë raportuar se kërkesa për të marrë kredi për investime nga bizneset ka pësuar rënie, ndërsa ka qenë disi më e lartë kërkesa për financimin e kapitalit qarkullues.
VrojtimiStandardet e kredive të dhëna për bizneset u shtrënguan për 3-mujorin e katërt të vitit 2013. Kjo tregon se kërkesat që duheshin plotësuar nga bizneset për të marrë kredi në banka ishin bërë më të rrepta. Përsa u përket standardeve të kredive dhënë për individët, gjatë 3-mujorit të tretë ato u lehtësuar. Kjo do të thotë se për individët, këkesat që duheshin plotësuar për të marrë kredi nga bankat, ishin më pak të rrepta se më parë. Këto janë rezultatet e të dhënave të Bankës së Shqipërisë nga vrojtimi i aktivitetit kreditues të bankave. Për 3-mujorin e parë të vitit 2014, pritet që të ketë një lehtësim të standardeve të kredisë që u jepet qoftë individëve, qoftë bizneseve.
Shkrimi u publikua sot (07.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.5%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 2252
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga/ Java e 15-të nis me surpriza, Bylis mposht 1-0 Vllazninë në Ballsh! Të diel spikat derbi Tirana - Partizani
29 Nëntor, 15:23
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor, 15:13
-
U arrestua në Rinas, FOTO e turkut të dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë
29 Nëntor, 14:56
-
KKT miraton lejen për ndërtimin kullave të reja në Tiranë, mes tyre 'Lift Tower' ku do vendoset Kadastra
29 Nëntor, 14:50
-
Keni flokë të yndyrshëm edhe pas larjes? Ky është gabimi që po bëni
29 Nëntor, 14:46
-
VIDEO/ Robert Lewandowski imiton shkëlqyeshëm Pep Guardiolën
29 Nëntor, 14:41
-
Lorenc Vangjeli: Bllokimi i Tiranës/ Dy pamje të ndryshme dhe një palë pranga në mes
29 Nëntor, 14:38
-
VIDEOLAJM/ Dita e falenderimeve në Florida, Trump dhe Musk të pandashëm
29 Nëntor, 14:36
-
'Kurti po sfidon flamurin e Shqipërisë me atë të Kosovës', deputeti i PDK-së: Bashkë me Osmanin pjesë e një agjende të dëmshme!
29 Nëntor, 14:27
-
'Qeveritë e shtetet po komunikojnë më shumë me SMS sesa me shkresa', Rama: Sfidë e madhe të shkruash historinë e këtyre kohëve (Fjala e plotë)
29 Nëntor, 14:16
-
SHBA/ Bëri diagnozën e gabuar, klinika gjobitet me 412 milionë dollarë
29 Nëntor, 14:12
-
Francë/ Notre Dame hapet 5 vite pas zjarrit! Macron viziton katedralen e rindërtuar
29 Nëntor, 14:03