POGRADEC - Pas auditit të zhvilluar në komunën Buçimas, në rrethin e Pogradecit, Shërbimi Social Shtetëror ka kallëzuar sot në Prokurorinë e Rrethit kryetarin dhe anëtarët e këshillit të komunës Buçimas, si dhe dy ish-administratorët e Ndihmës Ekonomike dhe të Personave me Aftësi të Kufizuar, të akuzuar për “shpërdorim detyre”.
Pas kontrollit të ushtruar nga SHSSH u konstatua se 956 familje të komunës Buçimas kanë përfituar ndihmë ekonomike në kundërshtim me kriteret ligjore, duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 13,253,127 lekë.
Auditi i kryer nga ky institucion ka konstatuar se 482 familje të komunës Buçimas janë trajtuar me ndihmë ekonomike vetëm me vendim të këshillit të komunës, pa pasur një propozim nga ana e zyrës së ndihmës ekonomike dhe pa marrë më parë konfirmim nga institucionet e përcaktuara nga ligji.
Gjithashtu, pas kontrollit janë konstatuar 8 familje që kanë në përbërje të tyre anëtarë që marrin pension pleqërie dhe njëkohësisht përfitonin ndihmë ekonomike dhe në disa raste të tjera janë vërejtuar edhe mungesa në dokumentacion.
Pas auditit, Shërbimi Social Shtetëror ka kërkuar ndjekje penale ndaj këtyre personave që rezultojnë përgjegjës për këto.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com