BUDAPEST, 17 qershor /ATSH-MIA/ - Hungaria po shqyrton ndërtimin e një ndarëseje katër metra të lartë përgjatë kufirit me Serbinë në përpjekje për të parandaluar hyrjen ilegale të migrantëve, deklaroi sot ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto.
"Imigrimi është një nga problemet më serioze me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian", deklaroi Sijarto në një konferencë shtypi.
"Vendet e BE-së po kërkojnë zgjidhje, por Hungaria nuk mund të presë gjatë", shtoi ai.
Ministri sqaroi se bëhet fjalë për vijën kufitare prej 175 kilometrash, që do të "mbyllet" nga një rrethim prej katër metrash të lartë.
Ministria hungareze e Punëve të Brendshme tashmë ka marrë udhëzime për përgatitjen e projektit./ a.jor.










