Kapiteni i ekipit të Juventusit, Buffon kërkon vëmendje maksimale për këtë edicion, pasi Seria A nuk do të jetë e lehtë që të fitohet, pasi Interi, Milani, Napoli, por edhe Fiorentina kanë realizuar blerje cilësore. “E njoh mirë futbollin, është e vështirë të fitosh gjithmonë.

Kampionati i ardhshëm do të jetë shumë i vështirë dhe na duhet të impenjohemi shumë. Përforcimi i rivalëve tanë mund të na ndihmojë, sepse na detyron të japim gjithmonë maksimumin. Milani në fakt ishte rival i fortë dhe mund të jetë sërish protagonist edhe pse nuk ka bërë blerje të mëdha.

Ndërsa blerja më e rëndësishme e Interit është Valter Mazarri, që ka në dispozicion 6-7 futbollistë të rëndësishëm. Napoli ka qenë i frikshëm gjithë këto vite, tashmë ata kanë Benitezin, të cilin e vlerësoj shumë. Tek Interi pagoi për gabimet e të tjerëve” deklaron Buffon.