Kapiteni i ekipit të Juventusit Buffon në përfundim të ndeshjeve të Champions Leagues ka bërë një rezyme të përgjithshme të ecurisë së ekipit duke filluar nga kampionati dhe Champions. Buffon është shprehur i kënaqur me ecurinë duke menduar se ku ishin 15 muaj më parë dhe se ku janë tani. “Jemi me fat, por edhe kemi punuar shumë që tani jemi këtu.

Jemi shumë të kënaqur që kryesojmë renditjen e Serisë A me meritë të plotë, por edhe në Champions League arritëm që të kalonim në çerekfinale. Ndeshja me Celtic ishte shumë e fortë, pavarësisht se rezultati nuk e tregoi një gjë të tillë. Skocezët kanë treguar gjithmonë se janë një ekip i vështirë për tu mundur” shprehet Buffon. Ndërsa në vazhdim, ‘gardiani’ kërkon më shumë fat nga shorti që do të hidhet më 15 mars për fazën e çerekfinaleve.

“Shpresoj që mos na vendosë shorti përballë ekipit të Realit të Madridit, pasi ata jën ekipi më i mirë për momentin në Champions. Përballë Manchesterit treguan se janë një kockë e fortë edhe pse me pak fat. Nëse nuk luajmë me Realin në këtë fazë, atëherë mendoj se jemi në gjysmëfianle me shumë mudnësi” poërfundon Buffon.



Dylber Balla