Bujanovc, serbët: Varrezat janë
dhunuar nga shqiptarët e UÇPMB

Bujanovc, serbët: Varrezat janë <br />dhunuar nga shqiptarët e UÇPMB
BUJANOC - Serbët akuzojnë se akti i dhunimit të varrezave në fshatin Osllarë të Bujanovcit, nuk është kryer nga serbët, por nga vetë shqiptarët.

Kryetari i Këshillit në Kuvendin serb për Kosovë, Milovan Drecun ka thënë sot se varrezat në territorin e Bujanocit i kanë dhunuar pjesëtarët e UÇPMB-së, me të cilën kanë dashur që të tregojnë se "edhe serbët i prishin përmendoret në varreza".

Ai është shprehur se për shkak të incidenteve që kanë ndodhur, duhet që sa më parë të funksionojnë oficerët për të krijuar lidhje direkte ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Gjatë ditës së djeshme u raportuan se 10 varreza janë dëmtuar në fshatin Osllarë të Bujanocit.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Osllarë, Naser Bajrami e cilësoi këtë ngjarje mjaft të rrallë, pasi për shqiptarët varrezat janë të shenjta dhe askush nuk i prek.

Fshati Osllarë gjendet rreth 5 kilometra në jugperëndim të Bujanocit. Në këtë fshat jetojnë 1300 banorë, prej tyre 900 shqiptarë dhe 400 serbë.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve