Emisioni “Botërori +” në Report tv ka hyrë në ditën e 12-të, me ndryshimin që tani e tutje, deri më 15 korrik do të nisë në orën 14:30 dhe do të përfundojë në orën 16:00, pak para fillimit të ndeshjeve të kësaj ore.
Ndërsa në mbrëmje “Botërori +” do të vijojë në orarin e zakonshëm, nga 19:00 deri më 20:00. I ftuari i ditës sot në “Botërori +” është Bujar Kapexhiu, regjisor dhe skenarist, por edhe karikaturist dhe aktor. Ai ka bërë një batutë për Anglinë…
Anglia këtë do të mbaj mend në Rusi, fitoren e thellë 6-1 ndaj Panamasë. Për mua ky Botëror është më i varfër se ai i katër viteve më parë, pasi i mungon Italia.
Bujar Kapexhiu, regjisor