Bujurdi, meze në tavë dheu
Përbërësit:
- 2 domate
- 2 speca me ngjyrë
- 1 spec djegës
- 250 gr djathë i bardhë
- Djathë pice i grirë
- Piper, rigon
Përgatitja:

Në një tavë balte vendosim domaten e prerë në disqe, specat e prerë në rondele, djathin e bardhë në fetë, piper, rigon dhe djathë të grirë pice. Bëjmë tre shtresa të tilla, shtojmë pak vaj ulliri dhe e vendosim tavën e baltës në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për pak minuta.
Komento
Komente

