Buka e ëmbël e Pashkës
Përbërësit:
- 100 gr maja e butë
- 40 gr sheqer
- 80 ml ujë i vakët
- 250 gr gjalpë
- 300 gr sheqer
- 3 vezë
- 2 të kuqe të vezëve
- 350 gr qumësht
- 1 kg e 100 gr miell
- 1 lk kripë
- 3 gr mastika
- 1 lk mahlepi
- 50 gr gjalpë
Për lyerjen e bukës:
- 1 vezë
- 1 ls sheqer
- 2 ls ujë
Përgatitja:
Majanë e butë e aktivizojmë me sheqer dhe ujë të vakët. Në një tenxhere shtojmë gjalpin të tretet bashkë me sheqerin.
Në një tas shtojmë të verdhat e vezëve dhe 3 vezë të plota. I rrahim me tel dore, shtojmë gjalpin e rrahur me sheqerin dhe qumështin.
Në mikser vendosim miellin, mahlepin dhe mastikën që e kemi rrahur në havan. Hapim në qendër të miellit një gropë ku shtojmë përbërësit e lëngësht si dhe majanë. E rrahim në nivel të ulët shpejtësie dhe pas 10 minutave rrisim shpejtësinë. Për ta shkëputur brumim lyejmë duart me gjalpë. E punojmë pak me duar dhe e lemë në tas të mbuluar me membranë që të vijë për 1 orë. I japim formë, vendosim vezë të lyera pashkësh, e lemë sërish të vijë dhe më pas e lyejmë sipërfaqen e bukës me të bardhë veze që e kemi përzierë me sheqer dhe ujë. E vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.