KORÇË - Buka në qytetin e Korçës vijon të shitet në qese plastike. Pavarësisht, se ligji për zëvendësimin e ambalazhit plastik me letër ka hyrë në fuqi prej datës 1 shtator 2012, ai nuk po gjen zbatim. Ligji është zbatuar pjesërisht, vetëm nga një pjesë e subjekteve tregtuese e prodhuese, ndërkohë, që pjesa tjetër vijon të tregtojë produktin e bukës të ambalazhuar në qese plastike.
Sikurse pohojnë dhe vetë konsumatorët, në furrat e bukës, por dhe në dyqane, ju ofrohet bukë me dy standarde paketimi, plastikë dhe letër, duke injoruar kështu zbatimin e ligjit. “Disa subjekte e kanë zbatuar ligjin, disa jo. Në disa, buka të jepet e ambalazhuar me letër dhe në disa me qese.
Natyrisht që më mirë është në letër, se është më higjenike, por realiteti në njësitë prodhuese dhe tregtuese në qytetin e tonë lë për të dëshiruar”, shprehet një qytetar. “Në raste të pakta e marrim me letër, më shumë me qese”, shprehet një tjetër qytetare.
Ndërkohë situata e tregtimit të bukës me dy ambalazhe pranohet dhe nga vetë drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Korçë, Venjamin Napuçe, por sipas tij janë vetë qytetarët, të cilët për nostalgji të së kaluarës kërkojnë ambalazh plastik.
Napuçe thekson, se në 66 njësi prodhimi në të gjithë rajonin juglindor, në 17 ka pasur shkelje të ligjit. “Në 66 njësi të prodhimit të bukës, vihet re një ndryshim i ambalazhit me letër në raport me atë plastik.
Është një fushë ku ne kemi përqendruar vëmendjen kryesore, por kërkojmë dhe mirëkuptimin e konsumatorëve, të cilët për nostalgji të së kaluarës, apo dhe për arsye të ndryshme, kanë tendencë për të marrë ambalazhin plastik.
Pavarësisht masave që ne kemi marrë, ka raste ku subjektet në mënyrë të veçantë në fundjavë, tregtojnë bukë të ambalazhuar në qese plastike. Ka pasur dhe penalizime të subjekteve, konkretisht për 16 njësi, ka pasur paralajmërime, ndërsa një subjekt është gjobitur në bazë të ligjit”, thotë drejtori i AKU-së.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com