Me fillimin e vitit të ri shkollor, një ndër problematikat që shoqëron prindërit është edhe vakti që duhet të konsumojnë fëmijët gjatë qëndrimit në shkollë. Cilat janë frutat dhe perimet që duhet të vendosin në kutinë e ushqimit të fëmijës së tyre. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” nutricionistja Matina Cobo u shpreh se variacioni është ideal nëse duam që fëmija të ketë një metabolizëm të pasurua me elementë të shëndetshëm nutricional.

E mira do të ishte që të kishim variacion sepse do të ishte mirë për t’ia pasuruar metabolizimin fëmijës. Kombinimi ideal është që të vendosim një karbohidratë dhe fruta sepsef frutat japin hidratim, sepse një problem tjetër I fëmijëve në shkolla është mospirja e mjaftueshme e ujit. Kështu ne garantohemi që edhe nëse fëmija nuk pi mjaftueshëm ujë, gjatë orëve në shkollë të paktën hidratohet mjaftueshëm” tha ajo.

Por çfarë duhet të përmbajë një vakt që të jetë i shëndetshëm për fëmijët ?

Vakti duhet të jetë i pasur duhet të ketë praninë e një proteine, një sanduic që mund të jetë me proshutë gjeli, me proshutë pule, viçi, mund të kemi gjalpin e kikirikut  nëse zgjedhim ti bëjmë një tost  nëse I bëjmë një sanduic më të ëmbël. Mund të bëjmë dhe muffin apo kek të ndryshëm, pra të kemi variacion.

Nutricionistja tha gjithashtu se nëse fëmija qëndron për një kohë më të gjatë në shkollë, vakti duhet të jetë I plotë, duke dhënë edhe disa ide, për perimet dhe frutat që nuk duhet të mungojnë.

Nëse fëmija rri shumë gjatë në shkollë, vakti duhet të jetë më I plotë, mund t’I japim fëmijës edhe dy vakte ndoshta. Pra, një mesvakt që të jetë zemra e paradites, fruta dhe një vakt tjetër që ti ngjasojë pak drekës.

Nëse I përgatisni përditë tost ose sanduic nuk ka asnjë lloj problem, mjafton që ti inkorporoni dhe perimet, të tipit sallatë jeshile, avokado, domate, pastën e ullirit,  për ta pasuruar sa më shumë.

Ajo këshilloi prindërit që nëse fëmija ka probleme me përqëndrimin në mësim, të konsumojë shumë fruta dhe disa vakte gjatë ditës.

Ka shumë rëndësi që ti vendosim gjithmonë fruta, por ka rëndësi edhe sa shpesh fëmija ushqehet. Ne të rriturit mund të konsumojmë edhe 2-3 vakte në ditë, tek fëmijët duhet të kemi 4-5 vakte. Vakte më të vogla dhe më shpesh.