Bukë me vezë dhe proshutë në furrë

Përbërësit:

  • 10-12 feta bukë të bardhë tosti
  • 150 ml qumësht
  • 2 vezë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 100 gr proshutë e grirë hollë
  • 100 gr mozzarella ose djathë që shkrin
  • Pak gjalpë ose vaj për të lyer tavën

Përgatitja:

Në një enë rrahim qumështin me vezët dhe kripën derisa të përzihen mirë. Lyejmë tavën me gjalpë ose pak vaj për të mos u ngjitur buka. Zhytim çdo fetë buke në përzierjen me qumësht e vezë dhe i vendosim në tavë duke mbuluar fundin plotësisht. Vendosim sipër bukës një shtresë proshutë të grirë dhe mozzarella. Vazhdojmë me një shtresë tjetër buke të zhytur në përzierje dhe përsëri pak mozzarella sipër për shije. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për 20 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër dhe të shkrijë djathi.

Këshilla nga Albana: Mund t’i shtosh pak piper ose rigon për aromë. Është një recetë e shpejtë, ideale si për mëngjes, snack i shpejtë ose darkë e lehtë shoqëruar me sallatë.