Përbërësit:
- 500 gr miell
- 350 ml ujë i vakët
- 7 gr maja e thatë
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji sheqer
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 100–150 gr ullinj të zinj pa bërthamë
Përgatitja:
Përziejmë ujin, majanë dhe sheqerin. E lemë 5 minuta. Shtojmë miellin, kripën dhe vajin. E përziejmë mirë dhe në fund shtojmë ullinjtë. Mbulojmë enën dhe e lemë brumin të vijë 1–1.5 orë. Më pas e kalojmë në tavolinë me pak miell dhe e ndajmë në shirita të gjatë si bukëza shkopinj. I vendosim në tepsi me letër pjekjeje, i lëmë dhe 20 minuta të pushojnë dhe më pas i pjekim në 220°C për 20–25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.
Komente











