BUKURESHT – PORTRET – Victor Ponta, tashmë drejt presidencës së Rumanisë


BUKURESHT - Drejtuesi me gjuhë të dyfishtë, sipas kundërshtarëve të tij, kryeministri social-demokrat, Victor Ponta ka ndërmarrë një karrierë brilante dhe të pazakontë në historinë post-komuniste të Rumanisë, ku ai duket i vendosur për t'u bërë presidenti i ri i vendit.
Në moshën 42 vjeçare, ky "ujk" i ri i politikës pritet, sipas të gjitha sondazheve, të kryesojë në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe më pas të kandidojë në turin e dytë që do të zhvillohet më 16 nëntor përballë liderit të qendrës së djathtë Klaus Iohannis.
Bëhet fjalë për zgjedhjet e shtata të këtij lloji në këtë vend të ish-bllokut komunist që prej rrëzimit të diktatorit Nikolae Çaushesku, 25 vjet më parë. Rumania është vendi më i varfër i Bashkimit Evropian, pas Bullgarisë.
Victor Ponta duket aq i sigurt për fitoren e tij sa deklaroi se do t'i shikonte rezultatet e turit të parë të zgjedhjeve para televizorit, me një pako kokoshka.
Kjo  ilustrohet nga disa deklarata të paparashikueshme gjatë fushatës duke e krahasuar mandatin dhjetëvjeçar të presidentit konservator, Traian Basescu, rivalin e tij, me regjimin nazist. Presidenti ka replikuar më pas duke e akuzuar Victor Pontën se kishte qenë një agjent i infiltruar në vitet '90.
Kryeministri ka ngjalluar pikëpyetje duke parashikuar zhvillimin e një referendumi në vitin 2016, nëse zgjidhet president, për t'u mundësuar rumunëve të zgjedhin llojin e tyre të qeverisë së preferuar.
"Nëse 51 për qind e rumunëve dëshirojnë një monarki, atëherë ne do të kemi një Kushtetutë të re që e parashikon këtë", deklaroi ai.
Akuzat e shumta apo hetimet për korrupsion që kanë prekur miqtë e tij të Partisë Social-Demokrate (ish-komunistët) dhe zbuluar së fundi nuk duket se e kanë prekur në sondazhe. Asnjë hetim nuk është hapur kundër tij.
- "Fushatë e vendosur -
Nëse është shprehur se do të respektonte pavarësinë në drejtësi, kritikë të shumtë të tij kundër prokurorisë antikorrupsion (DNA), kanë ngritur dyshime për angazhimin e tij.
Edhe vetë ish-prokuror, ai hyri në politikë në vitin 2001, ku i ngjiti menjëherë shkallët e Partisë Social-Demokrate nën drejtimin e Adrian Nastase, kryeministër nga viti 2000 deri në vitin 2004, i cili do të burgosej tetë vjet më vonë për korrupsion.
Ishte ajo kohë që Victor Ponta shkroi tezën e doktoraturës për Gjykatën Penale Ndërkombëtare (CPI), denoncuar më pas si plagjiaturë nga disa komisione ekspertësh.
Dy vjet pasi mori kryesimin e PSD-së, ai u bë kryeministër në vitin 2012 pasi partia e tij siguroi një fitore bindëse. Nën mandatin e tij, ekonomia regjistroi një rritje të ndjeshme dhe deficitete u ulën.
Por, bashkëjetesa e trazuar me Traian Basescu shtyu zbatimin e reformave, veçanërisht në sistemin shëndetësor, arsimor dhe administratën publike.
Mbështetësit e këtij të apasionuari të shpejtësisë, admiruesi në rininë e tij të revolucionarit Che Guevara, janë pjesë e në elektoratit tradicional të PSD-së, kryesisht rural, punonjësish të thjeshtë dhe pensionistësh.
"I kudogjendur në disa stacione televizive, ai u bë popullor nga fushata e vendosur dhe konstante, shpeshherë me stilin e vjetër të propagandës komuniste", theksoi Corina Rebegea, nga qendra e reflektimit "Center for European Policy Analysis" (CEPA), që ndodhet në Uashington.
Parë nga jashtë, ai është konsideruar gjithashtu dy vjet më parë si përfaqësuesi i një vale të re të zyrtarëve politikë rumunë, të hapur për dialog dhe kritikë. Ai flet mirë gjuhën angleze dhe franceze. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet