Buletini i MB për sigurinë, Tahiri:
Durrësi më i sigurtë se Tirana

Buletini i MB për sigurinë, Tahiri:<br />Durrësi më i sigurtë se Tirana
TIRANE- Qytetarët e Durrësit kanë me tepër besim tek uniformat blu se sa banorët e kryeqytetit. Ky konstatim bëhet nga vetë ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, i cili bazuar në buletinin mujor të statistikave nga Ministria e Brendshme komenton se “të vjen natyrshëm të gjykosh se në Qarkun Durrës qytetarët kanë më shumë besim te policia, sesa Qarku Tiranë, vetëm duke parë raportin e numrit më të madh të njoftimeve krahasuar me gjendjen e sigurisë dhe rendit publik në të dy qarqet”.

Ky konstatim bëhet publik me letrën shoqëruese të ministrit së bashku me raportin e statistikave mujore të policisë përfshi datën 17 shtator deri më 17 tetor.

Janë 4 operacionet policore si “Ikona, Fund Marrëzisë, Euro Car Albania, Dark Web” ku në periudhën njëmujore sipas buletinit të ministrisë kanë goditur struktura kriminale të cilat operonin në territorin shqiptar.

Një tjetër shifër pasqyron luftën ndaj krimit në 12 qarqet e vendit. Me një zbulueshmëri në masën 87 % janë arrestuar 441 persona, proceduar në gjendje të lirë 1 836 të tjerë për 2 560 vepra penale të regjistruara nga uniformat blu.

Në luftën kundër korrupsionit statistikat flasin për 4 operacione, 13 të arrestuar ku 5 nga të cilët përfitonin padrejtësisht pensione nga fondet publike.

Krimet ndaj personit, shkaktuan në një muaj 4 viktima ndërsa nga policia është bërë i mundur parandalimi i 22 vrasjeve.

Në një muaj janë vjedhur banesat e 97 qytetarëve, si dhe 71 biznese, ku nuk kanë munguar dëmtimet me lëndë ekzploziv.

Siguria rrugore liston 171 aksidente me plot 21 viktima, por në një klasifikim të akseve problematike, policia njofton qytetarët se duhet bërë kujdes, si më poshtë:
Reps – Mirditë dhe Kols – Kukës – Morinë
Harku Bërdice– Velipojë
Fier – Seman dhe Pushimi i shoferit – Divjakë
Ura e Dailanit – Plepa dhe Ura e Tapizës – Fushë Krujë
Tiranë – Vorë dhe Kashar – Rinas.

Në Tiranë (problematikë në trafik), Shkolla Teknologjike – Kombinat Rruga e Unazës së Re, si dhe segmenti Brryli – ATSH.

Statistikat për policinë rrugore mbyllen me një rekomandim të drejtorit të përgjithshëm Didi, i cili thotë se “Në disa aksidente me pasoja fatale është konstatuar se prindërit i besojnë fëmijëve të tyre ende minorenë drejtimin e automjetit. Nuk synojmë të përmendim dispozitën e Kodit Rrugor që përcakton ndëshkimin e kësaj shkelje, por kujdesi, respekti për ligjin dhe për jetën e fëmijës duhet t’i bëjë këta fëmijë të përgjegjshëm dhe të shmangin me çdo mënyrë dhënien e mjetit fëmijës së tyre apo mundësimin e marrjes prej tyre pa leje”.
 

buletini mujor MB

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë