Bulevardi, Bozdo: Rama po
del mbi vendimet e gjykatave
Nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo, në një deklaratë për mediat ditën e djeshme, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, për pezullimin e punimeve të bulevardit të ri të Tiranës.
TIRANE- Nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo, në një deklaratë për mediat ditën e djeshme, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, për pezullimin e punimeve të bulevardit të ri të Tiranës. Bozdo e ka quajtur të paaftë dhe të verbuar nga xhelozia kreun e qeverisë për ndalimin e një projekti kaq të rëndësishëm për të gjithë banorët e kryeqytetit. “Mercenarët e tritolit faktuan dje se pas urdhërit politik për bllokimin e bulevardit, qëndron shefi i tyre Edi Rama.
Kjo bandë e tritolit e komanduar nga Edi Rama që shkatërroi qindra objekte prone private, që la pa shtëpi qindra familje në mënyrë antiligjore dhe jo njerëzore, mori përsipër dje të dalë mbi Gjykatën Kushtetuese, gjykatën supreme të vendit. Ky është një veprim xheloz i një kryeministri të paaftë, që ka vendosur të kryejë çdo funksion në këtë vend, përveç atij për të cilin është mandatuar.”, u shpreh Bozdo. Sipas nënkryetarit të Bashkisë, me vendimin e djeshëm Rama ka bërë hapa prapa duke na rikthyer në kohët e errëta të para viteve 90, duke urdhëruar “në emër të popullit”, pezullimin e punimeve të bulevardit.
Bozdo i ka bërë thirrje kreut të ekzekutivit Rama, të tërhiqet nga sulmet ndaj Bashkisë dhe të mos bëjë si i shqetësuar për qytetarët që vetë nuk do t’i rrisë vlerën e kompensimeve. “Nëse do të ishte vërtet i shqetësuar për qytetarët, ai ka të gjithë atributin ligjor për të ndryshuar çmimin e tokës, që është e drejtë eskluzive e qeverisë. Nëse do të ishte vërtet i shqetësuar për qytetarët, nuk do të bllokonte për dy muaj buxhetin e bashkisë.
Nëse do të ishte vërtet i shqetësuar për qytetarët, nuk do të bllokonte shpronësimet për varrezat. Nëse do të ishte vërtet i shqetësuar për banorët, nuk do të bllokonte kreditë për të pastrehët si dhe vendime të tjera që bien në kundërshtim me interesat e tyre”, përfundoi nënkryetari i Bashkisë. Vendimi për bllokimin e punimeve të Bulevardit të Ri të Tiranës, u mor ditën e djeshme nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik, me pretendimin e ankesave të shumta nga ana e qytetarëve për çështjen e shpronësimeve.
Në mbështetje të vendimit të marrë nga INUK, reagoi edhe Prefektura e Tiranës, e cila theksoi se punimet duhet të ndërpriten për aq kohë sa nuk është verifikuar i gjithë dokumentacioni për çështjen e shpronësimeve, që po kthehen në një konflikt social.
Shkrimi u publikua sot (08.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.5%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 2247
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga/ Java e 15-të nis me surpriza, Bylis mposht 1-0 Vllazninë në Ballsh! Të diel spikat derbi Tirana - Partizani
29 Nëntor, 15:23
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor, 15:13
-
U arrestua në Rinas, FOTO e turkut të dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë
29 Nëntor, 14:56
-
KKT miraton lejen për ndërtimin kullave të reja në Tiranë, mes tyre 'Lift Tower' ku do vendoset Kadastra
29 Nëntor, 14:50
-
Keni flokë të yndyrshëm edhe pas larjes? Ky është gabimi që po bëni
29 Nëntor, 14:46
-
VIDEO/ Robert Lewandowski imiton shkëlqyeshëm Pep Guardiolën
29 Nëntor, 14:41
-
Lorenc Vangjeli: Bllokimi i Tiranës/ Dy pamje të ndryshme dhe një palë pranga në mes
29 Nëntor, 14:38
-
VIDEOLAJM/ Dita e falenderimeve në Florida, Trump dhe Musk të pandashëm
29 Nëntor, 14:36
-
'Kurti po sfidon flamurin e Shqipërisë me atë të Kosovës', deputeti i PDK-së: Bashkë me Osmanin pjesë e një agjende të dëmshme!
29 Nëntor, 14:27
-
'Qeveritë e shtetet po komunikojnë më shumë me SMS sesa me shkresa', Rama: Sfidë e madhe të shkruash historinë e këtyre kohëve (Fjala e plotë)
29 Nëntor, 14:16
-
SHBA/ Bëri diagnozën e gabuar, klinika gjobitet me 412 milionë dollarë
29 Nëntor, 14:12
-
Francë/ Notre Dame hapet 5 vite pas zjarrit! Macron viziton katedralen e rindërtuar
29 Nëntor, 14:03