Bulevardi i ri i Tiranës, javën 
e ardhshme firma fituese

Bulevardi i ri i Tiranës, javën <br />e ardhshme firma fituese
TIRANE- Bashkia e Tiranës do të përzgjedhë, javën e ardhshme, kompaninë e cila do të ndërtojë bulevardin e ri të Tiranës. 4 kompani prestigjoze ndërkombëtare nga Evropa dhe Lindja e Mesme paraqitën ofertat financiare si dhe dokumentacionin përkatës, për të realizuar këtë projekt. Në njoftimin e saj për shtyp bashkia e vlerësoi si projektin „strategjik më të rëndësishmin të realizuar në 70 vitet e fundit në kryeqytet.“

FAZA E PARE E PROJEKTIT
Sipas bashkisë në  fazën e parë të punimeve që nis nga Stacioni i Trenit përfshihet edhe një parkim i madh nëntokësor. Përgjatë bulevardit është parashikuar kalimi i linjës së tramit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin “Nënë Tereza”. Në bulevardin e ri të Tiranës do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë dhe institucione të tjera publike, disa institucione kulturore dhe artistike, qendra biznesi etj. Ndërtimi i bulevardit të ri do të shtojë mbi 150 mijë metra katrorë gjelbërim, përgjatë aksit të tij, ose afërsisht 5 herë më shumë se parku “Rinia“.

“Zbatimi i  projektit të bulevardit verior dhe lumit të Tiranës do të zhvillojë një nga pjesët më të prapambetura të qytetit të Tiranës. Zona urbane që ndikohet nga ky projekt është 14 km2. Zbatimi i këtij projekti do të mundësojë urbanizimin me standarde bashkëkohore  të  1/5 së qytetit të Tiranës dhe  ndërtimin e një poli të ri zhvillimi në kryeqytet. „- thuhet në njoftimin për shtyp.

Projekti që do të zbatohet për bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës u hartua nga studio arkitekturore britanike “Grimshaë Architects”. Ajo është përzgjedhur nëpërmjet një konkursi ndërkombëtar, ku morën pjesë 7 nga studiot më prestigjioze të planifikimit urban dhe arkitekturës, si  studio DAR Group Turkey & United Kingdom, Ëest 8 - The Netherlands, Albert Speer & Partners - Germany, Cino Zucchi Architetti - Italy, Gerkan, Marg & Partners - Germany, Kees Christianse & Partners - The Netherlands, Grimshaë Architects - United Kingdom.

Përzgjedhja e studios britanike u bë nga një juri ndërkombëtare, e përbërë nga personalitete me famë botërore në këtë fushë  si z. Daniel Libeskind, Dr.Sarah Ëhitting, Dr Philip Road, Giles Robin Dolphin si dhe ekspertët më të mirë të fushës në Shqipëri.
 
Projekti u lançua për herë të parë nga kryebashkiaku Basha gjatë fushatës elektorale të vitit 2011.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon