Bulevardi i Tiranës nuk do të ketë pallate përgjatë tij, por një park qëndor.
Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrveshjen e re me Fondin Abu Dhabi ku parashikohet ndryshimi i projektit.
Në marrveshje thuhet se “rishikimi nuk do të ndikojë në termat dhe kushtet e projektit dhe as nuk do të ketë ndonjë ndikim financiar në marrëveshjen e huas”.
Ky ndryshim është paralajmëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, sapo mori detyrën dhe fondi Abu Dhabi ka dhënë miratimin e tij.
Ndryshimi i projektit konsiston në rehabilitimi e shtratit të lumit, i bregut dhe zonave të afërta. Do ndërtohet zona e Bulevardit. Do bëhet ndërtimi i rrugës së Unazës si dhe do përgatitet infrastruktura për rritjen e turizmit.
Fondi Abu Dhabi do të japë në total 240 milionë lekë, fond i cili do të mbulojë plotësisht rehabilitimin e lumit dhe ndërtimin e bulevardit verior.
Pjesët e tjera e projektit që përbëhen kryesisht nga rruga e unazës, pjesa e dytë e bulevardit, punimet infrastrukturore etj., do të mbulohen nga Bashkia e Tiranës.
Projekti i vjetër i nënshkruar nga ish-kryebashkiaku Lulzim Basha parashikonte ndërtesa shumëkatshe përgjatë bulevardit, të cilat tashmë janë hequr.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com