Bulevardi i ri në pikëpyetje, Rama
deklaroi rishikim të planit rregullues

Bulevardi i ri në pikëpyetje, Rama<br />deklaroi rishikim të planit rregullues
TIRANE - Projekti i bulevardit të ri të Tiranës tashmë është në pikëpyetje. Ndonëse projekti është miratuar në të gjitha instancat dhe kryebashkiaku Basha, vetëm tre ditë më parë preu edhe shiritin e nisjes së punimeve, duket se gjërat nuk do të jenë kaq të thjeshta për ecurinë e këtij projekti ambicioz të kreut të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Gjithnjë e më shumë, mes radhëve të socialistëve, kanë filluar e qarkullojnë zëra se ky projekt do t’i nënshtrohet një rishikimi. Sipas tyre, kjo, nisur edhe nga deklarata që ka bërë kryeministri i ri i vendit, Edi Rama, gjatë fushatës elektorale. “Kjo është një kopetencë që i tejkalon funksionet e këshillit bashkiak, por kryeministri i ri i vendit, ka deklaruar se do të rishikojë planin rregullues të Tiranës nga një komision i posaçëm që do të ngrihet për këtë gjë.

Dhe zgjerimi i bulevardit të ri është pjesë e këtij plani rregullues. Sigurisht nuk bëhet fjalë për anullim të këtij projekti, pasi politika jonë nuk është ajo e bllokimit, por projekti do të marrë kohën e duhur për t’u monitoruar duke filluar që nga çmimet me të cilat janë kompensuar banorët e kësaj zone apo detajimet konkrete”, - na thotë Florian Pullazi, këshilltar i majtë në këshillin bashkiak të Tiranës.

Në të njëjtën linjë shprehen edhe këshilltarë të tjerë të majtë, të cilët i referohen deklaratës së Ramës për rishikim të planit të përgjithshëm rregullues të Tiranës. “Sigurisht që kjo është një gjë që i tejkalon kopetencat e këshillit bashkiak dhe do të jetë qeveria qëndrore që do të merret me rishikimin e planit rregullues duke përfshirë edhe zgjerimin e bulevardit të ri”, - na thonë ata.

Ndërkohë që duket se qëndrimi i tyre është i unifikuar me atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi kreu i këtij grupi parlamentar, që ka qenë njëkohësisht edhe nënkryetar i bashkisë së Tiranës, Petrit Vasili ka deklaruar se ata nuk do të ndjekin politikat e bllokimit.

ZOGU I ZI

Por a mund të ketë bulevardi i ri i Tiranës, të njëjtin fat që pati mbikalimi te Zogu i Zi, të cilin Berisha e rrafshoi, kur erdhi në pushtet më 2005? Këshilltarët e majtë, thonë se qeveria e re në fokus të punës së saj nuk ka prishjen e asaj që kanë ndërtuar paraardhësit, ndaj edhe në nismën e kryesocialistit Rama, për rishikim të planit të Tiranës, nuk ka asnjë analogji, me vendimin arbitrar të Berishës për prishjen e mbikalimit te Zogu i Zi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim