TIRANË - Prefekti i Tiranës ka bërë thirrje që Bashkia e kryeqytetit të shpronësojë të gjithë qytetarët të cilët preken nga ndërtimi i Bulevardin e ri. Duke folur nga zona e stacionit të Trenit ku edhe kanë nisur punimet, Sadi Vorpsi tha se, institucioni që ai drejton nuk mund të rrijë pa dëgjuar zërin e qytetarëve.
 
“Bëj me dije se prefekti i Tiranës nuk mund të injorojë kërkesat dhe protestat e banorëve që për mua janë plotësisht të drejta. Nuk mund t’ua prishim shtëpitë pa u shpronësuar dhe unë personalisht ju bëj me dije se këtyre njerëzve nuk do u prishen banesat pa marrë shpronësimet”, tha gjatë fjalës së tij prefekti Vorpsi.
 
Sipas tij, “Bashkia e Tiranës të bëjë shpronësimet dhe të mos e kthejë në një betejë politike”. “Të bëhen shpronësimet sipas vendimit të Këshillit të Ministrave”, theksoi gjatë fjalës së tij, prefekti Sadi Vorpsi.
 
“E duam Tiranën e madhe por këta qytetarë të Tiranës së vjetër ti lëmë në qiell të hapur.  Zëri i shpronësimeve duhet të jetë 1.7 miliardë lekë por ky zë nuk është miratuar nga Këshilli Bashkiak”, përfundoi fjalën e tij, prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)