TIRANË- Pronarët e tokave dhe të objekteve tek Stacioni i Treni, ku do të kalojë bulevardi i ri, pretendojnë se Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë leje për të realizuar këtë projekt. Ata shprehen se janë ankuar disa herë për këtë problem në bashki, por institucioni ka qenë plotësisht indiferent. Madje, një pronare shprehet për mikrofonin e “A1Raport” se është dhunuar nga policët e bashkisë.
 
“Vjen një moment dhe thotë do të vij ta prish objektin, pa më thënë asgjë tjetër. Thotë se projekti për bulevardin e ri është aprovuar mbrëmë po unë ku e di se çfarë është aprovuar. Shkoj në bashki për të ankimuar, ndërsa bashkia nuk nxjerr asnjë lloj leje”,- kështu shprehet pronari i një magazine që gjithashtu është pronar i truallit për mikrofonin e “A1 Report”.
 
"Bashkia nuk ka leje për ndërtimin e bulevardit, ajo nuk ka leje. Tani më prunë një leje me shkrim dore, po pse lejet ashtu hartohen me shkrim dore”, kështu shprehet pronari i një magazine që gjithashtu është pronar i truallit për mikrofonin e “A1 Report”,- vijon ai.
 
“Edhe unë jam pronare e truallit  dhe objektit gjithashtu. Kam shkuar tek Lulzim Basha dhe nuk më ka nxjerr asnjë leje. Unë i kërkoj Bashës të më jap lekët dhe le ta prishin pastaj objektin, por ata nuk më japin asnjë lekë. Vijnë këtu policët e zihen me grushte e tallen me mua për çizmet e mia, kemi bërë grushte me policët, më shtynë me dorë dhe më rrëzuan në tokë”,- tha një tjetër pronare të një trualli tek Stacioni i Trenit.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)