TIRANE- Pak ditë më parë Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e Bulevardit të ri të Tiranës. Pas ndalimit të punimeve për më shumë se 1 vit e gjysëm, ato kanë filluar në pjesë të caktuara të tij dhe po punohet me pjesët anësore. Burime nga Bashkia e Tiranës thonë se zgjatimi i bulevardit aktual do të ketë një park në mes. Parku do të jetë në mes të aksit Stacioni i Trenit-Lumi Tirana. Qëllimi është që krijohet një hapësirë sa më e madhe gjelbërimi që të mos ketë vetëm rrugë, por edhe hapësira çlodhëse.
Plani i vjetër i ish-kryebashkiakut Lulzim Basha, parashikonte që gjatë bulevardit të kishte shumë ndërtesa, por bashkia aktuale thotë se nuk do të ketë ndërtime ose kulla shumëkatëshe.
/Shqiptarja.com
Plani i vjetër i ish-kryebashkiakut Lulzim Basha, parashikonte që gjatë bulevardit të kishte shumë ndërtesa, por bashkia aktuale thotë se nuk do të ketë ndërtime ose kulla shumëkatëshe.






