Bulevari i ri, ja të gjitha pagesat
Shtëpitë dhe trojet, me çmim shteti

Bulevari i ri, ja të gjitha pagesat<br />Shtëpitë dhe trojet, me çmim shteti
TIRANE - Para disa ditësh, një Vendim i Këshillit të Ministrave përcaktoi masën e re nënligjore, të shpronësimit në interes publik të pronarëve dhe poseduesve të pasurive të paluajtshme, prone private, që preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës”, faza I, në favor të Bashkisë së Tiranës. Pronarët dhe poseduesit e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen, sipas VKM, me çmimin e parashikuar nga vendime të mëparshme të qeverisë që vlerësojnë metrin katror për ndërtesa dhe truall. Pagesat për secilin pronar janë paraqitur në tabelat bashkëlidhur, për sipërfaqen 38.642 m² truall, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 912.622.642 lekësh dhe për 204 objekte me vlerë 844.853.879 lekësh.

Vlera e plotë e shpronësimit prej 1.757.476.521 do të përballohet nga Bashkia e Tiranës. Për objektet informale, pagesat për shpronësim nga Bashkia e Tiranës parashikohe të përfundojnë kur poseduesi i objektit/shtesës pa leje i nënshkruan Bashkisë së Tiranës deklaratën përkatëse. Ndërsa për pasuritë që, sipas konfirmimit nga Hipoteka e Tiranës, janë në proces të regjistrimit fillestar, procedurat e shpronësimit do të ndiqen pas përfundimit të këtij procesi.

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë kanë pezulluar tashmë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në çastin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara. Emrat e poseduesve të 204 objekteve ndërtimore dhe 58 parcelave janë pasqyruar në listat e mëposhtme.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit