SOFJE - Presidenti bullgar, Rosen Plevneliev caktoi sot në postin e kryeministrit profesorin e Drejtësisë dhe ish-deputetin socialist, Georgi Bliznashki, 57 vjeç, i cili do të drejtojë një qeveri teknike për përgatitjen e zgjedhjeve të parakoshme të 5 tetorit. Ndërkohë, ministër i ri i Financave do të jetë 49-vjeçari Rumen Porozhanov.

Qeveria bullgare e tranzicionit deri në zgjedhjet e parakohshme mori detyrën pas dorëheqjes së koalicionit qeveritar të drejtuar nga socialistët. Qeveria e re do të ketë katër zëvendëskryeministra.

Ekaterina Zaharieva do të jetë zëvendëskryeministre për Politikën Ekonomike, Jordan Hristoskov, zëvendëskryeministër për Politikën Sociale, Hristo Ivanov është zëvendëskryeministër për Drejtësinë, Punët e Brendshme dhe Sigurinë, ndërsa Ilijana Canova është zëvendëskryeministre për Menaxhimin e Mjeteve Financiare të BE-së.

Velizir Shalamanov është ministër i ri i Mbrojtjes, Daniel Mitov është shefi i ri i diplomacisë, ndërsa Jordan Bakalov ministër i Punëve të Brendshme.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)