SOFJE - Një 38-vjeçare i vuri zjarrin vetes sot përpara pallatit presidencial në Sofje, ndërkohë që gjendja shëndetësore e saj është e rëndë. Nuk dihen ende motivet e këtij veprimi dëshpërues të qytetares bullgare. Të paktën gjashtë persona kanë humbur humbur jetën pasi janë djegur publikisht në Bullgari mes shkurtit dhe majit të vitit 2013, në shenjë proteste kundër korrupsionit të klasës politike bullgare dhe shtrenjtimit të jetesës. Pamundësia ekonomike ka qenë origjina e këtyre akteve dëshpërimi në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian. Paga mesatare në Bullgari është aktualiasht 400 euro. Ndërkohë, sipas sondazheve, 69 për qind e bullgarëve e konsiderojnë vendin e tyre si "të padurueshëm"./ATSH/