Bullgaria do të heqë veton për Maqedoninë e Veriut? Kryeministri Petkov: Kjo zgjidhet nga dy qeveritë! Anëtari i koalicionit qeverisës: Të na heqë SHBA vizat

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov për televizionin bullgar Nova, tha se heqja e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut është funksion i punës që duhet ta bëjnë qeveritë e dy vendeve dhe të arrihet, progres në të gjitha pikat e rëndësishme.

'Heqja e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut është funksion i punës që duhet ta bëjnë qeveritë e dy vendeve dhe të arrihet progres në të gjitha pikat e rëndësishme.'- tha Petkov.

Siç raporton MIA nga Bullgaria, Petkov shpreson se marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore duhet të jenë në radhë të parë, por kjo, sipas tij, kërkon shumë punë nga dy palët.

“Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë bashkërisht”, tha Petkov.

Lirdhur me pyetjen nëse Rusia ndërhyn në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë me filmin “Një fe, një gjuhë”, Petkov thekson se tezat e paraqitura në atë film janë kundër marrëdhënieve të mira fqinjësore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

‘Tezat e paraqitura në filmin rus janë kundër marrëdhënieve të mira fqinjësore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sofja është shprehur kundër filmit dhe se përveçse nuk e miraton e kritikon atë fuqishëm. Bullgaria nuk mund të qëndrojë indiferente kur dikush dëshiron të rrezikojë historinë bullgare.’- tha ai, shkruan Alsat.

Filmi rus i cili u shfaq në Maqedoninë e Veriut si premierë solli edhe polemikat mes Rusisë dhe Bullgarisë. Në film cilësohej se alfabeti sllav është maqedonas dhe se shenjtorët Kirill dhe Metodi e studentët e tyre nuk kishin asnjë lidhje me Bullgarinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:33
Negociatat/ Koalicioni i ri qeverisës në Bullgari: I heqim veton Maqedonisë së Veriut nëse SHBA-ja na heq vizat dhe bëhemi pjesë e Shengen

Po shndërrohet në një 'telenovelë' historia e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut për të mos hapur negociatat, veto që ka mbajtur peng edhe Shqipërinë.

Së fundmi një nga liderët e koalicionit qeveritar në Bullgari, Slavi Trifonov, i partisë “Ka një popull të tillë” ka dhënë një tjetër version se si mund të hiqet vetoja bullgare. Ai ka deklaruar se Sofja mund të do ta bëjë këtë nëse Shtetet e Bashkuara heqin vizat për shtetasit bullgarë.

“Nëse amerikanët duan aq shumë që Maqedonia e Veriut të jetë në Bashkimin Evropian, qytetarët e Bullgarisë, si dhe qytetarët e shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian, nuk duhet të kenë nevojë për viza për të shkuar në Amerikë. Edhe ne duhet të jemi evropianë. Tani jemi më pak evropianë se evropianët e vërtetë. Kështu që, unë kërkoj që menjëherë të jemi pjesë e zonës Shengen dhe të mos ketë viza për Amerikë”, ka shkruar Trifonov në rrjetet sociale.

Ai nuk shprehet nëse partia e tij do ta dorëzojë zyrtarisht propozimin, por tha se “të gjithë po u bëjnë presion që të dorëzohen” lidhur me kontestin me Maqedoninë e Veriut. Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka mbetur pezull që prej qershorit të kaluar kur Bullgaria vuri veton për fqinjin e saj perëndimor duke penguar kështu edhe vendinj tonë. 

Kujtojmë se qershorin e kaluar ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën dot një datë se kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pengesë këtë herë u bë Maqedonia e Veriut pas vetos që i vendosi Bullgaria. Ndryshe nga konferencat e mëparshme, Shqipëria brenda dy viteve të fundit arriti të mposhte skepticizmin e disa vendeve anëtare të cilët konsideronin se Shqipëria nuk përmbushte kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, por kësaj here ajo ishte kurban i probleme të Maqedonisë së Veriut. Bullgaria kërkon nga vendi ynë fqinj lindor që të njohë rrënjëset e saj bullgare.

M.Q./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/01/2022 02:20

    Ha ha ha !!Bullgar kokedru Ballkani,sa per kujtese Amerika nuk eshte pjese e BE dhe eshte kontinent me vete,me Evropen e ndan nje oqean i tere.Amerika nuk i ka hequr vizat per asnje dhe as ka per t'i hequr asnjehere,qofte keta edhe bullgare kokemedhenj Ballkani;sa per Shengenin,te shohim,sepse Evropa nuk eshte as Turqi,as Greqi,as Lindje e Mesme te cilet i kane qejf e i kane ne gjak pazare te tilla.

    Përgjigju
  • Emigranti: 03/01/2022 22:49

    Ky Arixhi i Mutit kerkon pagare miei europa cfar ka ne gjirin e saj

    Përgjigju
  • Latif: 03/01/2022 16:22

    Yna i heqi ne usa vizat dhe spo na merr malli per eu

    Përgjigju
  • Den: 03/01/2022 13:52

    Ballkanasit mbesin ballkanas jo antare te U.E te jene por dhe nderplanetare,se çfare lidhje ka USA me veton e bullgarise ate vetem nje trap bullgar duhet ta dije

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar